Si te gatuajme qofte peshku?

0 0

Femijët tuaj do t’i kenë shumë qejf këto qofte, edhe nëse nuk e pëlqejnë peshkun. E bukura e kësaj recete është se le vend për eksperimente, ndaj mund ta përgatisni çdo herë ndryshe duke shtuar erëza apo perime, megjithatë kjo është receta bazë.

Përbërësit:

  • 300 gr gjuhëz e pastruar;
  • 2 karota;
  • 1 finokë;
  • 1 presh, vetëm pjesa e bardhë;
  • 2 patate;
  • Pak lulelakër;
  • 1 vezë;
  • Disa lugë miell;
  • Disa lugë galetë (peksimadhe);
  • Vaj luledielli për skuqje;
  • Pak kripë.

Si te gatuajme qofte peshku?

  1. Pastroni peshkun me kujdes nga halat dhe vendoseni të ziejë së bashku me perimet me pak kripë. Nëse dëshironi mund edhe t’i piqni në furrë ose t’i zieni në avull, kjo e fundit është më e shëndetshme.
  2. Grini perimet me peshkun në një mikser dhe bëjini pure.
  3. Formoni me duar qofte të vogla të cilat do t’i lyeni më parë në miell, pastaj me një vezë të rrahur dhe me galetë.
  4. Skuqini në vajin e nxehtë derisa të bëhen krokante.
  5. Hiqini dhe më pas u përthani vajin e tepërt me një letër kuzhine dhe nëse është e nevojshme shtoni akoma pak kripë sipër.
  6. Qoftet e peshkut janë gati.

Lexoni dhe:  Tiramisu me luleshtrydhe






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X