Nëse ju jeni një nga këto gra me risk të lartë për kancer gjiri duhet të kryeni:
- Teste depistuese në moshë më të re dhe më shpesh se rekomandimet;
- Vlerësim të riskut gjenetik;
- Disa trajtime parandaluese si marrja e anti-estrogjenëve ose kirurgjia profilaktike.
Ndiqni udhëzimet për ekzaminimet depistuese
Depistimi apo kontrolli është zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit kur ju nuk keni asnjë shenjë të sëmundjes. Këto ekzaminime për diagnostikimin e kancerit të gjirit mund t’ju ndihmojnë ta kapni atë në faza të hershme dhe kur ka më shumë mundësi për t’u trajtuar. Është e rëndësishme të dimë se asnjë test depistues për kancerin nuk është 100% i saktë. Për shembull, nëpërmjet një testi depistues për, ndonjëherë mund të diagnostikohet kanceri kur nuk është, ose nuk arrin të diagnostikohet kur ka kancer.
Megjithatë testet depistuese shpëtojnë mijëra jetë!
Testet më të besueshme që përdoren për diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit janë mamografia dheb ekzaminimet klinike të gjirit.
- Mamografia
Mamografia është ekzaminimi i gjirit duke përdorur doza të ulëta të rrezeve X. gjiri vendoset midis dy pjatave plastike, të cilat shtypin gjirin për ta shtrirë atë. Kjo mund të jetë dicka e pakëndëshme, por zgjat vetëm pak sekonda. Shtypja e gjirit ndihmon në marrjen e imazheve të qarta, duke përdorur sa më pak rreze X. edhe ekografia përdoret si teknikë për identifikimin e një kanceri të mundshëm të gjirit, por zakonisht, vetëm pas një mamografie.
- Ekzaminimi klinik i gjirit
Një ekzaminim klinik i gjirit është një ekzaminim fizik i gjinjve nga personeli mjekësor i trajnuar.
Lloji dhe shpeshtësia e testeve depistuese në mosha të ndryshme
Nëse ju jeni: 40-49 vjec
Ju duhet të bëni ekzaminim klinik të gjinjve të paktën cdo 2 vjet. Flisni rreth rrezikut tuaj të kancerit të gjirit, përfitimet dhe rreziqet e mamografisë.
Nëse ju jeni: 50-69 vjec
Ju duhet të bëni ekzaminim klinik si edhe mamografi të paktën cdo 2 vjet.
Nëse ju jeni mbi 70 vjec
Duhet të flisni me mjekun se sa shpesh duhet të testoheni për kancer gjiri.
Shumë gra janë në jetë sot sepse kanë bërë vdepistime të rregullta për kancer gjiri.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu