Studimi: Në vendet e Evropës ka krizë besimi tek vaksinat. Çfarë po na rrezikohet?

Një studim global për besimin që kanë njerëzit ndaj shkencës ka zbuluar një shkallë të lartë sa i përket krizës së besimit tek vaksinat në Europë.




0 0

Sipas rezultatit vetëm 59% e njerëzve në Evropën Perëndimore dhe 50% në atë lindore mendojnë se vaksinat janë të sigurta, krahasuar me 79% në mbarë botën.

Në të gjithë globin, 84% e njerëzve e pranojnë se vaksinat janë efektive dhe 92% thonë se fëmija i tyre ka bërë të paktën një vaksinë. Por, përkundër sistemeve të mira shëndetësore dhe arsimore, në pjesë e Evropës ka një besim të ulët ndaj vaksinave. Franca ka nivelet më të larta të mosbesimit, me 33%.

Madje në disa prej këtyre vendeve të Evropës ka pasur shpërthime të mëdha të fruthit, të përhapura më pas në të gjithë kontinentin, për shkak të hezitimit që kanë njerëzit ndaj vaksinave.

Sipas drejorit të projektit që studion besimin e njerëzve tek vaksinat, Dr. Heidi Larson,  mediat sociale i përforcojnë këto shqetësime të njerëzve lidhur me vaksinat. Edhe pse besimi ndaj vaksinave në Britaninë e Madhe ishte më i lartë se në disa pjesë të tjera të Evropës, Mbretëria e Bashkuar është e prekshme ndaj sëmundjeve për shkak të pozicionit gjeografik që ka.

Sondazhi i parë Wellcome Global Monitor, i cili ka shqyrtuar qëndrimet e 140,000 njerëzve në mbarë botën, tregon lidhje të qarta mes besimit të njerëzve tek mjekët, infermierët dhe shkencëtarët dhe besimin e tyre ndaj vaksinave. Ky sondazh gjithashtu tregon se mosbesimi në institucionet qeveritare shkon krah për krah me dyshimet rreth sigurisë së vaksinave.

Ky studim i parë global tregon qartë se besimet e njerëzve rreth shkencës janë të ndikuara thellësisht nga kultura, konteksti dhe formimi i tyre, thanë studiuesit.

Nëse ne duam që njerëzit të përfitojnë nga shkenca, duhet të kujdesemi për këto lidhje, thanë ata.

Ka gjithnjë e më shumë popuj dhe vende të tëra në të gjithë botën ku besimi tek vaksinat po bie dhe numri i bërjes së tyre po bie. Kjo përbën një rrezik të madh për shëndetin publik.

Sipas këtyre studiuesve prindërit e rinj duhet të marrin përgjigje në mënyrë të menjëhershme nga stafi mjekësor dhe jo të kërkojnë ndihmë nga mediat sociale për këtë temë pasi mund të ndikohen për keq.

Kjo pasi ka një hendek midis ritmit dhe disponueshmërisë së informacionit nga burimet mjekësore. Njerëzit duhet të ndihen të dëgjuar. Nëse ata nuk dëgjohen, ata e humbasin besimin.

Unicef tha në mars se rastet e fruthit në mbarë botën po rriteshin në “nivele alarmante të larta”. Sëmundja është mjaft infektive dhe në vendet në zhvillim vret 1 në 100 fëmijë që e marrin.

Global Monitor gjeti mendime të dyzuara rreth shkencës në mbarë botën. Gjysma e popullsisë së botës thanë se ata dinin pak për shkencën dhe 20% thanë se ndiheshin të përjashtuar nga përfitimet e saj.

Lexo edhe: Vaksina që duhet bërë në javët e para të jetës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A mund të vaksinohen fëmijët...

A mund të vaksinohen fëmijët dhe adoleshentët? Pediatrit thonë po. Ata këshillojnë vaksinimin kundër Covid-19 si për fëmijët ashtu edhe për adoleshentët, sepse edhe ata që gëzojnë shëndet të mirë...

Një vaksinë e re kundër...

Prej disa kohësh, janë studiuar forma alternative të administrimit për vaksinat, veçanërisht për atë anti-grip, me synimin për të lehtësuar trajtimin pa ulur efektivitetin e saj, por më tepër duke...

Vaksina e re që duhet...

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur sot se një vaksinë e re do të ofrohet falas për çdo fëmijë. Bëhet fjalë për vaksinën e rotavirusit, që do...

Mjafton një dozë vaksinë kundër...

Për t’u mbrojtur në mënyrë efektive nga lezionet prekanceroze që prekin qafën e mitrës, vetëm një administrim i vaksinës Hpv mund të jetë i mjaftueshëm, pra kundër virusit Papilloma, përgjegjës...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X