Mjafton një dozë vaksinë kundër virusit Papilloma për të na mbrojtur, vaksinohuni!

0 0

Për t’u mbrojtur në mënyrë efektive nga lezionet prekanceroze që prekin qafën e mitrës, vetëm një administrim i vaksinës Hpv mund të jetë i mjaftueshëm, pra kundër virusit Papilloma, përgjegjës për pothuajse të gjitha tumoret e kësaj pjese të mitrës. Këto janë të dhënat e mbledhura nga një studim i Universitetit të Melbourne në Australi, të botuar në revistën shkencore Papillomavirus Research.

Hulumtim Australian

 

Ekipi i ekspertëve krahasoi të dhënat që lidhen me kontrollimin e qafës së mitrës të regjistrave kombëtarë të vaksinimit Hpv dhe regjistrat e kancerit dhe vdekshmërisë që kanë të bëjnë me mbi 250 mijë gra në periudhën nga 2007 (kur filloi vaksinimi për këtë lloj virusi në Australi) deri në vitin 2014. Objektivi i hulumtimit ishte të vlerësonte efektivitetin e vaksinës Hpv bazuar në numrin e dozave të administruara: 19.5% e kampionit nuk ishin vaksinuar, 3-4% kishin marrë vetëm një dozë të vaksinës për Hpv, ndërsa 7.8% dhe 69.8% kishin pranuar përkatësisht dy dhe tre doza. Te gratë që ishin vaksinuar në moshë të hershme, kur shumica nuk ishin ekspozuar ndaj virusit, administrimi i një doze të vetme të vaksinës ishte i mjaftueshëm si një strategji parandaluese.

Mbrojtje e njëjtë me kosto të reduktuara

Kjo është një shifër shumë interesante sepse, nëse vetëm një dozë duhet të jetë e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje, kjo do të bënte të mundur mbulimin e një pjese më të madhe të popullatës, veçanërisht në vendet më të varfra, duke ulur kostot e vaksinimit. Të dhëna të ngjashme janë dhënë edhe në Danimarkë dhe Shtetet e Bashkuara, por studime më specifike shkencore janë të nevojshme para se të mendojmë për modifikimin e rekomandimeve në lidhje me vaksinimin.

Sot vaksina joavalente përdoret më së shumti, ajo që mbron kundër 9 llojeve të HPV.

Lexo edhe: Gjendet vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës në Skoci, studiuesit bëjnë thirrje për ndërgjegjësim






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A mund të vaksinohen fëmijët...

A mund të vaksinohen fëmijët dhe adoleshentët? Pediatrit thonë po. Ata këshillojnë vaksinimin kundër Covid-19 si për fëmijët ashtu edhe për adoleshentët, sepse edhe ata që gëzojnë shëndet të mirë...

Një vaksinë e re kundër...

Prej disa kohësh, janë studiuar forma alternative të administrimit për vaksinat, veçanërisht për atë anti-grip, me synimin për të lehtësuar trajtimin pa ulur efektivitetin e saj, por më tepër duke...

Vaksina e re që duhet...

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur sot se një vaksinë e re do të ofrohet falas për çdo fëmijë. Bëhet fjalë për vaksinën e rotavirusit, që do...

Facebook dhe Instagram marrin hapin...

Kur bëhet fjalë për temat e nxehta që prekin prindërit, vaksinat i ndajnë ata në gy grupe ekstremisht  të kundërta. Por me keqinformimet që përhapen shumë shpejt në mediat sociale,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X