Thatësia vaginale pas lindjes? Ja çfarë mund t’ju ndihmojë

0 0

Ardhja e të vegjëlve mund të sjellë shumë gëzim dhe lumturi në jetën tuaj. Por, lindja e fëmijës mund të ketë edhe pjesën e saj të disavantazheve dhe efekteve anësore. Një nga këto efekte anësore përfshin thatësinë vaginale. Ndërsa shumë nëna të reja hezitojnë të ndajnë mendimet e tyre mbi këtë temë, më shumë ndërgjegjësim dhe informim mund ta lehtësojë shumë më shumë këtë situatë.

Tharja vaginale dhe hormonet

Dy hormonet që prodhohen kryesisht në vezore janë progesteroni dhe estrogjeni. Këto janë hormonet që shkaktojnë pubertetin, që përfshin menstruacionet dhe zhvillimin e gjirit. Edhe formimi i fetusit në mitër shkaktohet për shkak të këtyre hormoneve. Nëse veza e fekonduar nuk futet në mitër, nivelet e këtyre dy hormoneve bien. Dhe, përbërja më pas derdhet në formën e periodave.

Nga ana tjetër, gjatë shtatzënisë, nivelet e hormoneve tuaja rriten shumë. Edhe placenta fillon të lirojë të dy hormonet – progesteronin dhe estrogjenin. Ato janë vendimtare për përparimin e shëndetshëm të shtatzënisë.

Por, nivelet e këtyre hormoneve bien në mënyrë të konsiderueshme pas lindjes. Madje, nivelet e estrogjenit dhe progesteronit kthehen në nivelet që ishin para shtatëzanisë brenda 24 orëve pas lindjes. Për më tepër, nivelet e estrogjenit zbresin edhe më tej ndërsa jeni duke dhënë gji pasi ky hormon mund të ndërhyjë në prodhimin e qumështit.

Dhe, estrogjenië shtë hormoni që është veçanërisht i rëndësishëm për nxitjen e dëshirës për të bërë dashuri duke nxitur rrjedhjen e gjakut në organet gjenitale. Në këtë proces, ky hormon gjithashtu rrit lubrifikimin në zonën vaginale. Mungesa e hormoneve të estrogjenit është përgjegjës për shumë simptoma jo të mira, ku përfshihet edhe thatësia vaginale.

Çfarë shkakton thatësia vaginale?

Kur keni thatësi vaginale, indet në këtë zonë mund të bëhen relativisht më pak elastike, të hollë dhe më të ndjeshëm ndaj lëndimeve. Mund të ketë inflamacion në atë zonë, gjë që mund të rezultojë me kruajtje dhe djegie. Gjatë kësaj faze, të bërit dashuri mund të shoqërohet me dhimbje, madje herë pas here me  gjakderdhje.

Këto simptoma duhet të zhduken natyrshëm sapo të filloni ushqyerjen me gji dhe nivelet e estrogjenit të rriten për të arritur përsëri vlerat normale.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë me thatësinë vaginale pas lindjes: 

  • Mund të provoni të përdorni një hidratues vaginal, të cilin mund ta përdorni vetëm për disa ditë;
  • Pini ujë për të qëndruar të hidratuara mirë;
  • Shmangni sprayt e higjienës personale që mund të irritojnë indet tuaja vaginale të ndjeshme;
  • Jini të sinqertë me partnerin tuaj për gjithçka, duke përfshirë shqetësimet tuaja;
  • Ju mund të përdorni një lubrifikant kur bëni dashuri. Mundohuni të mos përdorni lubrifikantë me bazë vaji në rast se partneri juaj është duke përdorur kondom, pasi mund të dëmtojë prezervativin.

Por, nëse dhimbja juaj është e patolerueshme dhe simptomat janë të vazhdueshme, mund të konsultoheni me mjekun tuaj. Gjithashtu, nëse ndiheni të shqetësuara për ndonjë gjë, mos hezitoni dhe kontaktoni mjekun. Kjo është për shkak se ka edhe probleme të tjera që mund të shoqërohen me dhimbje gjatë aktit, si diabeti apo infeksionet. Pra,është e rëndësishme të jeni të sigurt për atë që e shkakton thatësinë vaginale në mënyrë që të bëni trajtimin e duhur.

Lexo edhe: Cfare ndodh me trupin gjate 40 diteve te para pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X