Vaksina e re që duhet të bëjnë fëmijët e lindur pas 1 gushtit 2019 në Shqipëri

Nje vaksine e re i shtohet kalendarit te vaksinave qe duhet te bejne femijet e lindur nga 1 gushti i ketij viti. Behet fjale per vaksinen e rotavirusit.




0 0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur sot se një vaksinë e re do të ofrohet falas për çdo fëmijë. Bëhet fjalë për vaksinën e rotavirusit, që do të fillojë të aplikohet këtë muaj për të gjithë fëmijët e lindur që nga data 1 Gusht 2019.

“Nga 1 Tetori i këtij viti është shtuar në kalendarin e vaksinimit vaksina e re e Rotavirusit, duke përafruar kalendarin tonë të vaksinimit me kalendarin europian. Është shumë e rëndësishme sepse përmirëson shëndetin e fëmijëve tanë nga virusi I rrezikshëm i rotavirusit dhe infeksionet që vijnë prej tij. Do të përfitojnë rreth 30 fëmijë në vit”, është shprehur ministrja Manastirliu nga qendra shëndetësore numër 8, ku ka bërë të ditur lajmin.

Tani që kalendarit të vaksinave i shtohet edhe kjo e rotavirusit, Shqipëria i përafrohet skemës së vaksinimit të vendeve Europiane si Italia, Greqia, Austria etj.

Mënyra e marrjes së vaksinës

Vaksina e rotavirusit merret nga goja me 3 doza në moshat 2, 4 dhe 6 muaj.

Çfarë shkakton rotavirusi

Rotavirusi mund të shkaktojë diarre të rëndë, të vjella, ethe dhe dhimbje barku. Për pasojë, fëmijët mund të dehidratohen sepse humbasin shumë lëngje. Mënyra e marrjes së rotavirusit është përmes përhapjes nga fëmijët e tjerë, ose nga futja e duarve të palara në gojë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A mund të vaksinohen fëmijët...

A mund të vaksinohen fëmijët dhe adoleshentët? Pediatrit thonë po. Ata këshillojnë vaksinimin kundër Covid-19 si për fëmijët ashtu edhe për adoleshentët, sepse edhe ata që gëzojnë shëndet të mirë...

Një vaksinë e re kundër...

Prej disa kohësh, janë studiuar forma alternative të administrimit për vaksinat, veçanërisht për atë anti-grip, me synimin për të lehtësuar trajtimin pa ulur efektivitetin e saj, por më tepër duke...

Mjafton një dozë vaksinë kundër...

Për t’u mbrojtur në mënyrë efektive nga lezionet prekanceroze që prekin qafën e mitrës, vetëm një administrim i vaksinës Hpv mund të jetë i mjaftueshëm, pra kundër virusit Papilloma, përgjegjës...

Facebook dhe Instagram marrin hapin...

Kur bëhet fjalë për temat e nxehta që prekin prindërit, vaksinat i ndajnë ata në gy grupe ekstremisht  të kundërta. Por me keqinformimet që përhapen shumë shpejt në mediat sociale,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X