Facebook dhe Instagram marrin hapin e radhës për të gjithë prindërit

0 0

Kur bëhet fjalë për temat e nxehta që prekin prindërit, vaksinat i ndajnë ata në gy grupe ekstremisht  të kundërta. Por me keqinformimet që përhapen shumë shpejt në mediat sociale, Facebook dhe Instagram po nxjerrin një program të ri për të mbajtur kontrollin e konfuzionit.

Tani e tutje, kur një përdorues kërkon një temë të lidhur me vaksinimin në Facebook ose Instagram, do të shfaqet dritare që e lidh atë me organizata të besueshme, të bazuara në shkencë. Përdoruesit në SH.B.A. do të drejtohen pranë Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ndërsa ata jashtë SH.B.A. do t’i drejtohen Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH). E njëjta gjë do të ndodhë nëse ata vizitojnë grupe dhe faqe të lidhura me vaksinat në Facebook ose klikojnë në një hashtag të lidhur me Instagramin.

Strategjia, e cila ka qenë në zhvillim për një kohë, është një përgjigje ndaj sasisë dërrmuese të përmbajtjes kundër vaksinimit që i çon njerëzit drejt vendimeve të gabuara. “Mosinformimi i vaksinave është një kërcënim i madh për shëndetin global që mund të kthejë progresin e dekadave të bëra në trajtimin e sëmundjeve të parandalueshme,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë me shkrim. “Shumë sëmundje dobësuese dhe vdekjeprurëse mund të parandalohen në mënyrë efektive nga vaksinat.”

Masa nga Facebook (e cila zotëron Instagram) vjen në një kohë kur fruthi është në rritje. Zyrtarët e shëndetit publik besojnë se të gjitha përmbajtjet e anti-vaksinimit në internet kanë ndikuar në uljen e numrit të vaksinave, duke bërë që sëmundja të përhapet.

“Ne e dimë që prindërit shpesh i drejtohen mediave sociale për të marrë informacionin shëndetësor dhe për t’u lidhur me prindërit e tjerë, dhe mund të jetë e vështirë të përcaktohet se çfarë është e saktë dhe kush janë burimet e besueshme të informacionit,” tha Zëdhënësi i CDC, Kristen Nordlund për CNN. 

Lexo edhe: Alarm për ata që kundërshtojnë vaksinat, ja rreziqet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A mund të vaksinohen fëmijët...

A mund të vaksinohen fëmijët dhe adoleshentët? Pediatrit thonë po. Ata këshillojnë vaksinimin kundër Covid-19 si për fëmijët ashtu edhe për adoleshentët, sepse edhe ata që gëzojnë shëndet të mirë...

Një vaksinë e re kundër...

Prej disa kohësh, janë studiuar forma alternative të administrimit për vaksinat, veçanërisht për atë anti-grip, me synimin për të lehtësuar trajtimin pa ulur efektivitetin e saj, por më tepër duke...

Vaksina e re që duhet...

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur sot se një vaksinë e re do të ofrohet falas për çdo fëmijë. Bëhet fjalë për vaksinën e rotavirusit, që do...

Mjafton një dozë vaksinë kundër...

Për t’u mbrojtur në mënyrë efektive nga lezionet prekanceroze që prekin qafën e mitrës, vetëm një administrim i vaksinës Hpv mund të jetë i mjaftueshëm, pra kundër virusit Papilloma, përgjegjës...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X