Vaksina e Gripit, 7 mite të pavërteta

0 0

Të gjithë kemi qenë të paktën njëherë me grip dhe e dimë se sa “tmerrshëm” na bën ai të ndihemi. Hundët e bllokuara, dhimbja e fytit, kollitja, dhimbja e kokës, dhimbjet e trupit dhe ethet mund t’ju lënë pa punë për ditë, javë, madje edhe dy javë. Në raste të rënda, gripi mund t’ju vrasë.

Për fat të mirë, ekziston një mbrojtje e provuar efektive kundër këtij virusi shumë ngjitës dhe shumë serioz: një vaksinë vjetore e gripit. Çdo vit, kjo dozë përmban grimca të çaktivizuara nga katër lloje gripi shumë të përhapura gjatë sezonit që po vjen. Pasi ato të injektohen në trup, sistemi imunitar gjeneron antitrupa që shmangin gripin nëse ekspozoheni ndaj tij. Ndërkohë që asnjë vaksinë nuk do t’ju mbrojë 100%, vaksina e gripit ul ndjeshëm shanset për t’u sëmurur nga virusi.

Problemi është se përgjithësisht një pjesë shumë e vogël e kombit vaksinizohet çdo vit. Ekspertët besojnë se shkak për këtë është koncepti që kanë njerëzit. Për këtë arsye më poshtë ju tregojmë disa mite rreth gripit të cilat nuk janë të vërteta.

Miti 1. Trupi mund të vetëmbrohet kundër gripit.

“Një nga mitet më të zakonshme që dëgjoj është se ne të gjithë jemi të ekspozuar ndaj virusit, kështu që trupi mund të krijojë një përgjigje dhe imunitet natyror për të mbrojtur veten”, thotë Eduardo Lopez, kreu i departamentit të nefrologjisë në Panorama City në Kaliforni. “Po, trupat tanë kanë një përgjigje të natyrshme imunitare, por nuk është domosdoshmërisht e mjaftueshme për t’ju mbrojtur nga sëmundjet e rënda.” Me vaksinën, trupi prodhon antitrupa shtesë, duke i dhënë një goditje shumë më të mirë dhe duke shmangur sëmundjen.

Miti 2: Vaksina e gripit nuk funksionon.

Në të vërtetë shumë studime tregojnë se vaksina, ndonëse nuk është 100% e sigurt, në të vërtetë funksionon. Kur vaksina përputhet mirë me viruset që qarkullojnë atë vit, ajo zvogëlon rrezikun e sëmundjes së gripit nga 40-60 për qind.

Kështu njerëzit pretendojnë se vaksina e gripit nuk është efektive, dhe kjo është për shkak se ata kanë dëgjuar se dikush e ka marrë gjithsesi gripin, edhe pse e ka bërë vaksinën. Por në të vërtetë ka një shpjegim. Së pari ata që janë sëmurur mund të jenë prekur nga një lloj i ndryshëm virusi, si  rhinovirusi që mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin. Ose, mund të jenë prekur vërtet nga gripi në rast se kanë qenë të ekspozuar ndaj tij, pak para se të vaksinoheshin. Nevojiten dy javë pas vaksinimit që trupi të krijojë imunitet prej gripit. “Dëshiroj që ne të mund të krijojmë një vaksinë për ta zhdukur këtë virus përgjithmonë, por problemi është që kemi të bëjmë me një organizëm shumë të sofistikuar virusesh që po ndryshon vazhdimisht”, thotë Lopez. “Ne përpiqemi të përgatisim një shumëllojshmëri antigjenësh të ndryshëm çdo vit në bazë të të dhënave, dhe megjithëse nuk mund të jetë një vaksinë e përsosur, jeni më të shëndetshëm nëse vaksinoheni”.

Miti 3: Ju nuk keni nevojë për një vaksinë gripi çdo vit

“Nganjëherë pacientët e bëjnë vaksinën në shkurt dhe pastaj vijnë në zyrën time në shtator dhe thonë se nuk kanë nevojë për një vaksinë tjetër, sepse e kanë marrë atë në shkurt,” thotë Lopez. “Unë u them atyre se ky është një sezon gripi i ndryshëm kështu që ata kanë nevojë për atë përsëri.” Në këto raste, njerëzit po supozojnë se trupi i tyre do të ketë ende mbrojtje të mjaftueshme imune për t’i shpëtuar pa u prekur një sezoni tjetër të gripit. Por edhe sikur të jenë të njëjtat viruse si sezonin e kaluar, me kalimin e muajve, mbrojtja imune bie. Prandaj, cilado vaksinë që ju keni bërë gjatë sezonit të fundit të gripit nuk mund të jetë e mjaftueshme për t’ju ndaluar të sëmureni nga viruset e kësaj stine.

Miti 4. Vaksina e gripit mund t’ju sëmurë me grip.

Ndërsa disa njerëz pretendojnë se kanë marrë gripin për shkak të vaksinës që kanë bërë. Lopez thotë se kjo është e pamundur. “Vaksina e gripit nuk mund t’ju japë gripin, sepse është bërë nga grimcat e vaksinuara që nuk mund të shkaktojnë sëmundje”, thotë ai. Vaksina e gripit mund të prodhojë disa efekte anësore të lehta, të cilat disa njerëz shpejt dhe gabimisht i marrin sikur të jenë grip. “Është e mundur që të ndiheni të lodhur,” thotë Lopez. “Mund të keni dhimbje të lokalizuara në vendin e injektimit, dhimbje të trupit, mbingarkesë ose ethe. Kjo është për shkak se trupi po rrit një përgjigje imune për të stimuluar atë që sapo ishte inokuluar (injektuar), por nuk është grip. “Lopez thotë se një dozë e Tylenol ose ibuprofen ndihmon në lehtësimin e këtyre simptomave në kohë të shkurtër.

Miti 5: Njerëzit e shëndetshëm nuk vdesin nga gripi.

Megjithëse është e vërtetë se njerëzit me gjendje shëndetësore si astma, sëmundjet e zemrës, diabeti ose kanceri kanë një rrezik më të madh për ndërlikimet dhe vdekjen të lidhur me gripin, shumë të rritur të shëndetshëm dhe fëmijë vijnë në spital nga gripi. Disa madje vdesin nga kjo sëmundje.

Por le të supozojmë për një sekondë që ju keni vetëm simptoma të lehta ose jeni në mesin e 20-30 % të transportuesve të gripit që nuk kanë aspak simptoma. Megjithatë, ju mund të përhapni gripin tek të tjerët që nuk mund të jenë kaq fatlumë, të cilët mund të sëmuren edhe të vdesin. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe ata që janë përreth jush është e qartë: merrni një vaksinë vjetore kundër gripit.

Miti 6: Vaksina e gripit përmban kimikate të dëmshme.

Për shumë vite, disa zëra të njohur mjekësh për qëndrimin e tyre anti vaksinës së gripit kanë thënë se kjo vaksinë ka përbërës toksikë dhe mund të shkaktojë komplikacione shëndetësore. Ata zakonisht bazohen tek formaldehidi, përbërës i përdorur për të çaktivizuar virusin në vaksinë, dhe thimerosal, një mbrojtës me bazë ethylmercury. Këta përbërës janë konsideruar të sigurt nga Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe, sipas një numri të madh të provave, asnjë prej këtyre përbërësve nuk është i lidhur me ndonjë çrregullim.

Miti 7: Gratë shtatzëna nuk duhet të vaksinohen.

Megjithëse disa njerëz mendojnë se vaksina e gripit është e lidhur me abortin, kjo nuk është e vërtetë. Në të vërtetë virusi i gripit dhe jo vaksina kundër tij, është i lidhur ngushtë me abortin apo probleme të tjera të mundshme për nënën dhe foshnjën e palindur. Në të vërtetë në Amerikë gra shtatzëna kanë marrë vaksinën në mënyrë të sigurt, dhe një numër i madh provash mbështesin sigurinë e tij. Për këtë arsye, përveç rasteve të rralla kur nëna ka një alergji serioze dhe kërcënuese për jetën ndaj një komponenti të vaksinës, të gjitha gratë shtatzëna inkurajohen fuqimisht që të marrin një vaksinë kundër gripit. Përveç mbrojtjes së nënës dhe fetusit të saj në zhvillim nga virusi, mbrojtja imunitare nga vaksinimi do të vazhdojë të mbrojë fëmijën  e sapolindur. Kjo mbrojtje do të zgjasë derisa fëmija të jetë gjashtë muaj dhe mund të marrë vaksinën e tij të gripit.

Lexo edhe: Në cilat raste mund të mos bëhet vaksina e gripit?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X