Vaksina që duhet bërë në javët e para të jetës

0 0

 

Rotavirusi është shkaku kryesor i gastroenterit akut te fëmijët. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të vaksinoni të porsalindurin që në javët e para të jetës. Ky është rekomandimi i ekspertëve të Shoqatës Botërore për sëmundjet infektive dhe çrregullimeve imunologjike, WAidid pas alarmit të ngritur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilit çdo vit gastroenteriti akut i shkaktuar nga ky organizëm është përgjegjës për 231 vdekje, rreth 90 mijë shtrime në spital dhe pothuajse 700 mijë vizita mjekësore.

Parandalimi me vaksinim

Vaksina kundër rotavirusit tashmë mund të kryhet në javën e gjashtë të jetës së fëmijës është e vetmja mënyrë e parandalimit, siç dëshmohet nga planin e ri të vaksinimit, dhe kjo është veçanërisht e rekomanduar për foshnjat prematurë të trajtuar në kujdesin intensiv dhe foshnjave me sëmundje kronike.

Si bëhet vaksina?

Vaksina për Rotavirus e dhënë që në javën e gjashtë të jetës së fëmijës, jepet përmes gojës. Doza pasuese (një ose dy, në varësi të produktit të përdorur) bëhet në seancat e mëvonshme vaksinimit, brenda javës së 24- 26 të jetës. Te foshnjat premature vaksinimi duhet të kryhet në neonatologji, nëse foshnja është ende në spital, në qendrat e vaksinimit.

Si kuptohet infeksioni?

Tek të porsalindurit simptomat janë përgjithësisht modeste. Te fëmijët 6 deri 18 muaj infeksioni zakonisht ka një periudhë inkubacioni prej rreth 1-3 ditë dhe pastaj fillon me ethe dhe të vjella, e ndjekur pas 24-48 orësh diarre, me 10-20 jashtëqitje në ditë, të cilat mund vazhdojnë për 5-7 ditë, duke shkaktuar një dehidratim të fortë dhe të rrezikshëm.

Lexo edhe: Kalendari i vaksinave per femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X