7 sekretet qe te gjithe prinderit e rinj duhet te dine ne lidhje me marredhenien seksuale

0 0

Në momentin që fëmija vjen në jetë duket se jeta seksuale ecën me ritme më të ngadalta, pra marrëdhëniet nuk janë më të shpeshta si më parë në disa raste.

Si të përmirësojmë jetën seksuale pas lindjes?

  • Mos e largoni bashkëshortin dhe mos pranoni ofertën që ai mund të bëjë për t’u larguar nga dhoma e gjumit në mënyrë që ju të fleni bashkë me fëmijën. Kjo do të ndikojë negativisht në marrëdhënien intime.
  • Jo gjithmonë duhet të përfundojë në një marrëdhënie të plotë. Pra mund të mjaftoheni edhe me puthje dhe përkëdhelje. Jo gjithmonë kënaqësi të fal vetëm marrëdhënia seksuale.
  • Qetësohuni ndërsa fëmija fle gjumë. Mos përfitoni nga kjo kohë vetëm për të bërë punët e shtëpisë por edhe për t’u qetësuar pranë partnerit tuaj.
  • Përmirësoni kohën që kaloni me partnerin tuaj. Krijoni një ambient relaksues dhe më pas e ftoni atë të vijë pranë jush. Flisni dhe qëndroni pranë, kjo do të jetë një hap i rëndësishëm për një marrëdhënie seksuale më të mirë.
  • Mos pretendoni të keni momente privatësie nëse nuk i kërkoni ato. Pra, nëse druheni nga fëmija që keni në dhomë (ka shumë prindër që mendojnë se fëmija nga mosha 12 mujore nuk duhet të shikojë marrëdhënien e tyre), mund të rregulloni dhomën e fëmijës dhe ta kontrolloni atë me monitoruesine bebeve.
  • Përpiquni të joshni njëri-tjetrin. Rregulloni pamjen tuaj, kujdesuni për higjenën, vishni të brendshme seksi edhe pse mund të ndiheni disi e shëndoshë pas lindjes. Përpiquni të bëheni e bukur për ju dhe bashkëshortin tuaj.
  • Nëse marrëdhënia nuk ndodh në mënyrë spontane, kërkojeni ju atë! Mund të ndodhë, dhe është shumë normale të largoheni disi nga njëri-tjetri përsa i përket marrëdhënies tuaj, prandaj do të ishte mirë të flisnit hapur me partnerin dhe t’i shprehnit sa ju mungon marrëdhënia intime që kishit më parë.

Lexoni dhe: A mund të ngel shtatzanë pas lindjes nëse s’më kanë ardhur periodat?  

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X