Si te rigjejme pasionin ne cift pas lindjes

0 0

Ja dolët! Midis të përzierave dhe të vjellave, të qënit e lumtur dhe e lodhur, këmbëve të fryra dhe rritjes së masës të gjoksit, periudhës së shtatëzanisë i erdhi fundi. Tashmë keni lindur dhe jeni kthyer në shtëpi bashkë me vogëlushin tuaj në krah, e keni larë dhe ndërruar, e keni përkëdhelur, e keni ushqyer dhe mjaft me kaq! Është koha të mendoni edhe për jetën tuaj bashkëshortore.
Zakonisht në këtë moment jeta seksuale lihet shumë pas dore nga gruaja, duke qënë se jeta e saj përjeton ndryshime të shumta si në aspektin fizik ashtu edhe në atë emocional.
Këto ndryshime ndikojnë shumë në jetën seksuale të ciftit për shumë arsye si për shembull, episotomia ( qepja vaginale e lindjes normale ), plaga e lindjes me operim, lodhja që vjen si pasojë e kujdesit të vazhdueshëm të bebes etj.
Sipas specialistëve të seksit, jeta seksuale pas lindjes shpesh nuk është e njëjtë më atë para shtatëzanisë. Shpesh pasioni nga ana e gruas bën që ndonjëherë cifti të ketë vështirësi në kapërcimin e problemit.
Disa mite rreth jetës seksuale pas lindjes, të cilave nuk duhet t’u jepet rëndësi:
1- Duhet të keni gjithmonë pasion për partnerin
Dëshira seksuale është diçka shumë komplekse, e cila mund të ndikohet nga shumë faktorë fizikë dhe emotivë, sic është për shembull ardhja në jetë e fëmijës. Këtë fakt e vërteton edhe një studim australian, sipas të cilit rreth 50% e nënave të reja nuk tregojnë interes për seksin deri rreth 12 muaj pas lindjes.
Një shkaktar shumë i rëndësishëm për këtë mungesë dëshire janë edhe hormonet, sidomos estrogjeni, i cili çrregullon veprimtarinë e hormoneve seksuale. Ky çrregullim i hormoneve bën që gruaja të mos arrijë një lubrifikim të mirë gjatë aktit dhe për pasojë të ndihet keq ose të ketë dhimbje gjatë aktit seksual.
Edhe gjoksi i cili deri tani ishte një faktor stimulus gjatë aktit tani reagon ndryshe gjatë prekjes. Për të mos përmendur energjitë e pakta për t’u përfshirë në marrëdhënien intime. Pra, nuk është mungesa e pasionit për partnerin ajo që ndonjëherë e çon në krizë marrëdhënien seksuale por, ndryshimet që ndodhin ne trupin e gruas.
2- Që të shijoni marrëdhënien seksuale duhet të jeni të rinj, të dobët dhe seksi
Gjatë shtatëzanisë edhe pas lindjes trupi i gruas ndryshon, dhe kjo gjë shpesh mund të bëjë që ajo të mos ndihet rehat me pamjen e jashtme. Ajo mund të ndihet e shëmtuar dhe mendon se edhe në sytë e partnerit duket kështu. Kjo mënyrë e të menduarit ndikon shumë negativisht në jetën seksuale të çiftit.
Cdo grua që ka lindur duhet të mësohet të pranojë trupin e saj dhe mënyrën si ajo duket. Edhe nëse në një moment të caktuar ajo duket e shëndoshë gjithcka do të ndryshojë me kalimin e kohës. Cdo femër do ta kalojë një eksperiencë të tillë në jetë, dhe duke qënë se sjellja në jetë e një fëmije është një nga eksperiencat më të bukura të jetës, duhet të merren parasysh edhe këto “vështirësi”.
3- Marrëdhënia seksuale duhet të lindë natyrshëm
“Ditët gjatë të cilave dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale vinte natyrshëm, për të mos thënë së kanë përfunduar, po themi se janë reduktuar ndjeshëm”, shprehet një terapist për problemet seksuale të cifteve. Sipas tij, tashmë në jetën me tre persona gjithcka kërkon planifikim.
Pra, në vend që ju jë prisni që diçka të ndodhë, duhet ta bëni atë të ndodhë! Ju mund të planifikoni një mbrëmje romantike për ju dhe partnerin tuaj. Ndonjëherë, seksi i programuar mund të duket si diçka jo e pëlqyeshme por, nuk është aspak e vërtetë. Kjo mënyrë tregon se ju e vendosni marrëdhënien në çift në plan të parë edhe pas ardhjes në jetë të fëmijës.
4- Seks=Raport seksual
Me fjalën “seks” jo gjithmonë duhet të mendojmë për kryerjen e plotë të aktit seksual. Seksi mund të përfshijë edhe thjesht disa puthje dhe përqafime mjaft intime që mund të shkëmbehen midis burrit edhe gruas, sidomos gjatë përiudhës së rikuperimit të saj.
5- Marrëdhënia seksuale duhet të jetë gjithmonë e mrekullueshme
Sigurisht që marrëdhënia seksuale mund të jetë e mrekullueshme, por ajo mund të jetë edhe thjesht e mirë dhe ndonjëherë jo e pëlqyeshme.
Ndonjëherë cifti mund të mos ketë kohë të mjaftueshme për të kryer një akt seksual me të gjitha detajet intime që do ta bënin atë të kënaqshëm për të dy dhe ndonjëherë njëri nga partnerët gjatë aktit mund të jetë i shpërqëndruar, sidomos gruaja. Në këtë rast çifti duhet të përpiqet të rigjejë pasionin që ka qënë mes tyre para shtatëzanisë.
Cfarë duhet të bëjmë:
6- Të flisni me partnerin
Një marrëdhënie e mirë seksuale fillon nga një komunikim i mirë në çift. Nëse ju flisni me njëri-tjetrin për ato çfarë ju shqetësojnë në lidhje me jetën tuaj seksuale, do të jeni në gjendje të mësoni së cfarë i pëlqen partnerit tuaj dhe anasjelltas. Në këtë mënyrë marrëdhënia seksuale do të jetë e kënaqshme për të dy.
7- Kujdesuni për veten
Përkujdesja për pamjen tuaj të jashtme do të jetë një mënyrë e mirë për t’u ndier të bukura, e cila është dicka shumë e rëndësishme për marrëdhënien seksuale.
8- Të kujdeseni për marrëdhënien tuaj
Edhe marrëdhënia në çift ka nevojë për përkujdesjen tuaj, jo vetëm fëmija. Për këtë arsye ju duhet të gjeni kohë të lirë për të kaluar me njëri-tjetrin pa praninë e fëmijës që t’ju ndërpresë. Këtë mund ta bëni në një moment që fëmija fle, apo duke ja besuar dikujt fëmijën në mënyrë që të kujdeset për të, dhe ju të keni mundësi të bëni një shëtitje apo të dilni për të pirë ose ngrënë diçka jashtë shtëpisë.
9- I jepni kohën e duhur rikuperimit të marrëdhëniës seksuale
Ju nuk duhet t’i përshpejtoni gjërat. Jeta juaj seksuale mund të rifillohet në momentin më të përshtatshëm për të dy. Në përgjithësi, pas lindjes nevojiten të paktën 6 javë para se gruaja të ndihet fizikisht në gjendje për t’u përfshirë në një marrëdhënie intime. Në disa raste nevojitet edhe më shumë kohë nëse ajo nuk është mirë psikologjikisht ( në rastet e depresionit të theksuar post-partum ).
10- Shpesh dëshira nuk lind, por krijohet
Shpesh një mesazh me përmbajtje erotike apo një puthje e dhënë gjatë darkës, mund të jetë “shkëndija” që nevojitet për të ndezur gjithcka.
11- Ndryshoni rutinën
Kush tha se momenti më i përshtatshëm për të kryer marrëdhënie seksuale është mbrëmja? Momenti i duhur mund të jetë në cdo moment të ditës që ju e ndjeni të përshtatshëm.
12- Ka shumë mënyra për të qënë në intimitet
Kur flasim për intimitet nuk konsiderojmë të tillë vetëm marrëdhënien seksuale. Intimitet mund të quhet edhe një përkëdhelje intime, një përqafim delikat, të bërit dush bashkë. Pra, mënyrat për të qëndruar bashkë janë të pafundme, mjafton që ju të keni dëshirën të rigjeni njëri-tjetrin pas lindjes së fëmijës.

Lexoni edhe: Gabimet qe grate bejne gjate seksit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X