Sa zgjat depresioni pas lindjes?

0 0

Një studim i ri i publikuar në Harvard Review of Psychiatry zbuloi që edhe pse simptomat e depresionit pas lindjes ulen me kalimin e kohës, depresioni sërish mbetet një problem afatgjatë për 30 deri në 50% të nënave.

Studimi i drejtuar nga Nicole Vligen në Universitetin Leuven në Belgjikë, i bëri një rishikim studimeve të mëparshme për depresionin e paslindjes. Ai u fokusua në vizitat që nënat kishin bërë pas një kohe të gjatë. Kur i analizoi këto të dhëna, ai zbuloi  se simptomat depresive uleshin me kalimin e kohës por nuk zhdukeshin plotësisht. Nga analizimi i këtyre të dhënave, ai përllogariti se të paktën 30%  e nënave me depresion pas lindjes ishin ende të prekura nga depresioni edhe 3 vite pas lindjes.

Për nënat me depresion të rëndë, ata zbuluan se 50 % e tyre mbeteshin në depresion edhe pas marrjes së mjekimeve.
Studiuesit konkluduan se klinikat e specializuara për trajtimin e depresionit duhet të fillojnë ta shohin atë si një sëmundje kronike. Dhe duke qenë se depresioni i prindërve mund të ndikojë në zhvillimin e fëmijëve, është e nevojshme që këto nëna të kenë mbështetje nga partnerët e familjarët.  Ata shtuan dhe që klinikat duhet të marrin parasysh episodet e mëparshme të depresionit tek nënat, për një trajtim sa më efektiv të tyre.

Lexoni dhe: Depresioni pas lindjes, ja si e perjetojne nenat 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X