Nëse është përjetuar depresion pas lindjes së parë, a mund të ndodhë që të përsëritet?
Nëse keni kaluar një depresion pas lindjes së parë, mundësia për ta përjetuar atë përsëri është 1 në 5 raste (sipas disa studimeve). Duke qenë e informuar dhe kur e di se çfarë mund të ndihmojë për një trajtim të mirë, është më e thjeshtë të identifikosh dhe ta zgjidhësh problemin. Shtatzania, lindja e fëmijës dhe paslindja përbëjnë një periudhë ndryshimesh të mëdha psikologjike dhe fizike tek gratë. Gjatë gjithë kësaj kohe ato e kanë të nevojshme të bëjnë kujdes për veten por edhe të mbështeten nga të tjerët për të përballuar ndryshimet fizike, si dhe ato emocionale që shkaktohen nga shtatzania, lindja dhe paslindja, të cilat përbëjnë një ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre. Suksesi i mbështetjes së të tjerëve gjatë gjithë këtyre fazave varet nga kujdesi fizik dhe emocional i vazhdueshëm i gruas për veten.
Si duhet të veprojë gruaja pasi ka lindur fëmijën?
Edhe pse siç e thamë më lart është e vështirë që gruaja të përballet sërish me një gjendje depresioni, ju duhet të keni parasysh se që në momentin e parë që do të ndiheni keq (nëse do të ndodhë kështu), duhet të flisni me personat tuaj më të afërt në lidhje me atë që ndieni. Personi që mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë, dhe për pasojë të kapërceni këtë fazë të ëvshtirë është bashkëshorti juaj, prandaj nuk do të ishte aspak gabim t’i tregonit atij në vazhdimësi ndjenjat tuaja si edhe ato që ju shqetësojnë.
Lexoni edhe: Depresioni pas lindjes, dyshimet me te shpeshta
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu