I dashur bashkëshort, kurrë nuk e kisha imagjinuar që vajza jonë të ngjante ty kaq shumë

0 0

Dashuria ime,

Kur kemi ëndërruar të ndërtojmë një familje bashkë, unë kam menduar se fëmija që do të sillnim në jetë do të ishte kopja ime. Dhe kur mësuam se prisnim vajzë, pata një lloj sigurie më shumë se do të më ngjante mua.

Imazhi që më vinte në mendje ishte ai i fotove të mia të fëmijërisë. Tani e kuptoj se ka qenë e papërshtatshme, por atëherë ajo më vinte në mendje.

Kam imagjinuar një vajzë që donte ta shoqëronte nënën e saj në udhëtime, për të bërë pazar, një vajzë që përqafonte, një diva kur ishte e nevojshme dhe jo një gjumashe. Kam imagjinuar veten time fëmijë.

Ajo që unë nuk imagjinoja, që kishte 50% shanse të ndodhte, ishte që vajza të të ngjante ty. E megjithatë, që nga momenti që erdhi ne jetë vajza ishte tërësisht si ty.

Shenja e parë dhe më e dukshme ishin sytë e saj: ata kishin formën tënde të përsosur si bajame me qepallat e buta dhe kishin një shprehi që dukeshin se flisnin, me ngjyrë herë blu dhe herë jeshile në varësi të dritës.

Si nuk e kisha vënë re sa të bukur i ke sytë, deri në momentin që sytë e tu i pashë te vajza jonë.

Dhe kjo më ka bërë të dua edhe më shumë.

Pas syve, karakteristikat e tjera të pasqyruara u bënë të qarta shumë shpejt. Duart e tua, të mishëruara në madhësinë që mund t’i ketë një foshnje, gishtat e tu. Ngjyra e flokëve të saj është identike me ngjyrën e flokëve të tu kur ishe fëmijë.

Forma e mjekrës së saj dhe kurba e buzës së saj të sipërme. Shprehia jote e qetë u pasqyrua te vajza jonë, që në muajt e parë të saj në këtë botë. Vetëvendosja jote, një dhuratë që ia kalove asaj, ndërsa ajo e tregoi pavarësinë e saj gjithnjë e më shumë kur fluturonin muajt.

Dhe unë nuk do doja të kishte qenë ndryshe.

Ajo më bëri të të dua edhe më shumë.

Ndërsa rritej, ne vinim re të tjera tipare të personalitetit të saj, me besim në vete, dashamirëse me të tjerët, besnike.

Ajo që vura re tjetër ishte se ju të dy kuptoheshit aq mirë, pa folur. Komunikimi juaj kishte arritur një nivel shpirtëror, kishit një sinkronizim të përkryer.

Ndonjëherë jam ndjerë e lënë mënjanë, por ishte një gjë e mrekullueshme të shikoje ty dhe versionin tënd të vogël që plotësonit aq mirë njëri-tjetrin.

Dhe kjo më bëri të të dua edhe më shumë.

Por e pranoj se vazhdimisht kam kërkuar shenja të vetes tek ajo, si për shembull forma e hundës, ndoshta harku i këmbëve, apo pjesa e pasme e qafës kur kap flokët bisht.

Jam dhe unë në portretin e saj, i them vazhdimisht vetes. Jemi të dy pjesë e saj.

Ndihem ndonjëherë e trishtuar që ajo të zgjedh gjithmonë ty para meje.

Por jam dhe kaq krenare. Krenare për ato gjëra që gjithmonë i kam admiruar tek ty, gjërat që më bënë të dashurohem me ty.

Të gjitha këto më bënë të të dua edhe më shumë.

Ndërsa vajza është duke u rritur, esenca e qenies tënde  ka filluar të zvogëlohet. Ajo duket më shumë si unë, ndërsa ajo rritet forma e fytyrës së saj, një shprehi kur shpëton nga një rrezik, toni i zërit të saj.

Ndërsa po krijon identitetin e saj, ajo më kërkon mua gjithnjë e më shumë.

Ajo kërkon buzëkuqin tim sa herë më shikon duke u lyer, lutet t’i bëj flokët kaçurrela dhe ka shumë nevojë të më kapë prej dore sa herë ndihet e pasigurt. Koha e afroi më shumë me mua në këtë moment por jam e sigurt që do të zhvendoset përsëri e përsëri në vitet që na presin.

Por më e rëndësishmja, koha po e afron më shumë drejt vetes. Nuk jemi as ti, as unë, por krijesa jonë e vogël, e pastër.

Pavarësisht sesa shumë nga ti apo nga unë shohim në portretin dhe personalitetin e saj, ajo që më pëlqen më shumë është AJO vetë, gjërat që e bëjnë unike.

Në ëndrrat e mia më të detajuara, nuk e kisha menduar që do ishte fiks kështu siç është sot dhe kjo e bën atë magjike.

Lexo edhe: Kur vajzat duan me shume babin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X