Kur vajzat duan më shumë babin

0 0

 

“Unë nuk të dua ty, dua babin“.

Kjo është ndoshta frika më e madhe e nënave dhe fjalia më e dhimbshme që mund të dëgjojnë nga fëmijët, e kryesisht nga vajzat.

Një nënë rrëfen historinë e saj personale me dy fëmijët binjakë 3-vjeçarë.

Ajo ka një vajzë e një djalë, por tregon se janë shumë të ndryshëm nga njëri tjetri.

“Sa herë që përpiqem t’i gjej pizhamat që do të veshë, ime bijë bën një rrëmujë e zhurmë të madhe sepse do që t’ja gjejë dhe t’ja veshë babi. Sa herë e vë në gjumë, ajo qan pasi kërkon që ta puthë babi i fundit. Sa herë rrimë të gjithë bashkë, ajo vjen afër meje, më kalon pranë me indiferencë për të shkuar në krahët e të atit“.

Sigurisht që më vjen shumë mirë për marrëdhënien që kanë dhe jam shumë e lumtur, por ndonjëherë fjalia “Nuk të dua ty, dua babin”, më dhemb.

Shpesh i kujtoj vetes që jam e rritur, e maturuar dhe nuk duhet të ketë vend për xhelozi, duhet të mirëkuptoj vajzën, por gjithsesi brenda vetes e kam të vështirë.

“Dhe si gjithmonë unë përfundoj duke qenë e gatshme për t’u gjendur sa herë fëmijët kanë nevojë, jo dëshirë sepse për nga dëshira unë jam në vendin e dytë. Por fundja kjo është detyra e një nëne: të sigurojë mirëqenien dhe harmoninë e familjes”.

Lexo edhe: Babi, kam akoma nevoje per ty






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X