I dashur Babi,
Nga t’ja filloj? Fjalët nuk mund ta përshkruajnë sesa je ti për mua dhe sa kam nevojë për ty në jetën time. Do të përpiqem të shpjegoj dashurinë madhështore që ke ushqyer në zemrën time, përgjatë gjithë viteve të tua të prindërimit me mua.
Ti për mua je një nga njerëzit më të mençur. Babi, ti je dashuria ime e parë dhe mësuesi im i parë. Ti më ke mësuar si të hedh hapat, si të zgjidh ekuacionin e parë, t’i jap makinës. Sigurisht ka pasur edhe raste kur personaliteti im dramatik të ka lodhur, por ti ke qenë gjithmonë atje.
Netët me ty ende më sjellin buzëqeshje kur i kujtoj. Është diçka që unë dhe im shoq duam ta përcjellim tek fëmijët tanë. Ndjenja në sytë e vajzës sime është kaq e pastër, kur ajo kalon kohë me të atin. Më kujton sesa e veçantë është dashuria e babait.
Edhe pse fëmijëria është magjike dhe e lumtur, ka pasur edhe momente të vështira. Diagnozat e mjekut do të më ishin dukur shumë më të frikshme nëse nuk do të kisha pasur ty. Ti më mbajte të qetë dhe optimiste kur mjeku tha se duhet të bëja ndërhyrje kirurgjikale.
Ti ke bërë gjithçka për mua, në paqe, pa drama. Ke qenë kaq i durueshëm dhe i qetë, në shumë momente të rëndësishme gjatë gjithë jetës sonë.
Ti ende vazhdon ta bësh këtë. Kur jeta ime duket shumë e rrëmujshme dhe më duket se humbas fillin, shpirti yt më qetëson.
Për çdo problem që kam,vetëm prania jote më bën të ndihem më mirë.
Ti nuk ankohesh kurrë. Asnjëherë nuk bezdisesh nga pyetjet e mia, ose lutjet e mia për ndihmë. Ti gjithmonë je vetëofruar me dashuri.
Faleminderit.
Unë kisha shumë nevojë për ty kur u diagnostikova me kancer. Qëndrueshmëria jote, lutjet e tua, optimizmi yt, nuk mund të kalonin pa u vënë re. Më bëre ta kaloj edhe atë.
Unë ende kam nevojë për inkurajimin tënd. Ende duhet të dëgjoj ty duke thënë “Bijë, çdo gjë do të shkojë mirë”.
Ti nuk e di sesa vlerë ka për mua që më shkruan çdo përvjetor të kirurgjisë sime se je krenar për mua.
Pa dyshim, nënat janë shumë të rëndësishme, ato na ushqejnë, na duan dhe japin veten pa pritur asgjë në këmbim. Megjithatë, ka diçka të veçantë në dashurinë e babait.
Babi, ti je i fortë. Ti je i qetë në mes të stuhive të jetës. Je plot mençuri dhe dije. Ke humor, je i mprehtë e i guximshëm.
Është e vërtetë, edhe pse jam në të tridhjetat e mia, kam ende nevojë për ty.
Kur përballem me situata sfiduese, vendime financiare ose drama të papritura familjare, ti je personi i parë që marr në telefon.
Është kaq e veçantë të shohësh sytë e fëmijëve të mi kur ju them se po vjen gjyshi.
E di që ka një vend të veçantë në zemrën tënde për fëmijët. Një vend ku ndihesh krenar që mund t’i ndihmosh fëmijët e tu. Edhe pse jemi të rritur e të aftë!
Babi, dua të falënderoj për të gjitha vitet që ke bërë për mua. Të shoh dhe të njoh meritën për gjithçka.
Faleminderit, babi.
Të dua shumë,
Vajza jote (jo dhe aq e vogël)
Lexo edhe: Frazat e perditshme motivuese te babait dhe vajzws para pasqyres
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu