loading

Çfarë ju tregon muaji i lindjes së fëmijës suaj për të ardhmen e tij?

A besoni në astrologji? Edhe pse ndoshta keni dyshime për përgjigjen që do të jepni, një gjë është e sigurt, parashikimet astrologjike mund të japin kënaqësi kur i lexojmë apo mendojnë, e sidomos kur ato kanë të bëjnë me të vegjlit tanë.




0 0

Në fakt, studimet kanë treguar se muaji i lindjes së fëmijës mund të përcaktojë jo vetëm shenjën e horoskopit, por edhe shëndetin, karrierën dhe personalitetin e tyre!

Më poshtë ju tregojmë se si muaji i lindjes së fëmijës suaj mund të ndikojë në jetën e tij ose të saj.

Janar

A e dini se çfarë thotë Zyra e Statistikave Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar për foshnjat që lindin në janar? Ata kanë shumë gjasa që të bëhen mjekë të përgjithshëm ose koleksionistë. Edhe nëse nuk bëhen të tillë, fëmijët që lindin në janar janë ambiciozë dhe simpatikë, ndërsa priren të jenë udhëheqës të natyrshëm. Ata dinë t’i bëjnë njerëzit të qeshin dhe të jenë shumë romantikë, por kanë vështirësi të shprehin dashurinë e tyre.

  • Gjëja “negative” është se foshnjat e janarit mund të jenë pak kokëfortë për disa gjëra të caktuara.

Shkurt

Fëmijë inteligjentë dhe të lirë, fëmijët e lindur në shkurt e duan dhe e vlerësojnë lirinë ndërsa rebelohen nëse detyrohen të bëjnë diçka kundër vullnetit të tyre. Ata shpesh rriten për t’u bërë artistë. Natyrisht, me dashamirësi ndaj të tjerëve, ata mund të jenë mjaft të fshehtë në lidhje me ndjenjat e tyre dhe kanë nevojë për kohë dhe inkurajim për t’u hapur.

  • Gjëja negative është se i vogli juaj mund të jetë pak i rezervuar veçanërisht për emocionet e tij. Jini të përgatitur për t’u bërë vërtet bindës nëse doni t’u arrini në fund gjërave me ta.

Mars

Të lindurit e marsit duan të ndihmojnë të tjerëve përpara se të ndihmojnë veten e tyre. Ata janë gjithashtu të ndershëm dhe të besueshëm në natyrë, e cila është ndoshta arsyeja pse ata shpesh bëhen drejtues. Tiparet e tyre më të mira janë se ata janë të dashur dhe nuk zemërohen lehtë. Sidoqoftë, ata janë të prirur për ndryshimet e humorit – sidomos nëse ndihen të injoruar.

  • Gjëja “negative” është se ata kanë tendencë të jenë shumë energjikë, aventurierë dhe gjithmonë gati për të bërë gjithçka.

Prill

Foshnjat e prillit janë miqësorë, socialë, emocionalë dhe të dhurojnë shumë dashuri. Nga ana tjetër ata janë të natyrshëm, agresivë disi, të prirur për të qenë xhelozë dhe kanë tendencë për të kërkuar hakmarrje. Ata kanë mundësi të mëdha për t’u bërë karrieristë. Shumë prej tyre bëhen drejtorë dhe menaxherë.

  • Nëna nëse keni një foshnjë të lindur në prill atëherë kjo tregon se keni një fëmijë të vendosur në shtëpi. Ata kujtojnë me hollësi çdo gjë dhe nuk lejojnë t’u kalojë lehtë diçka.

Maj

Me vullnet të fortë dhe zemër të madhe, foshnjat e majit mund të acarohen dhe zemërohen lehtë. Nga ana tjetër, ata janë shumë të kuptueshëm dhe kanë ndjenja të thella për njerëzit. Ata i duan artet, letërsinë dhe udhëtimet. Natyra e tyre e të mos diturit për të qëndruar në një vend do të thotë se ata nuk pëlqejnë shumë të qëndrojnë në shtëpi.

  • Foshnjat e majit janë zakonisht më të fuqishmit dhe kanë një rrezik të ulët për të vuajtur nga sëmundjet kronike.

Qershor

Me mendjet e tyre aktive dhe të mprehta, foshnjat e qershorit janë mendimtarë me vizion afatgjatë. Në fakt, shumë fitues të Çmimit Nobel janë të lindur në qershor. Por mungesa e komunikimit dhe natyra e tyre e shpërqendruar mund të kufizojnë rritjen e tyre profesionale.

  • Dobësia është se ata kanë më shumë gjasa që të jenë miopë ose të kenë probleme me shikimin.

Korrik

Të dashuruar pas argëtimit, të pavarur, të ndjeshëm dhe emocionalë, këto janë cilësitë që përcaktojnë më mirë karakterin e një fëmije që lind në korrik. Ata kujdesen për njerëzit dhe janë shumë të ndjeshëm. Për ta familja është e para.  Ata kanë tendencë të jenë të çuditshëm dhe të paparashikueshëm në kohë.

  • Statistikat tregojnë se foshnjat e korrikut kanë më shumë gjasa të kërkojnë vëmendje! Mos u shqetësoni pasi kjo është diçka që mund të zgjidhet duke trajtuar sjelljen.

Gusht

Foshnjat e lindura në gusht janë më të butë, më të guximshëm, më inteligjentë dhe adhurojnë marrjen e rreziqeve. Një studim i kryer nga hulumtuesit britanik arriti në përfundimin se duke qenë se foshnjat e gushtit e fillojnë më të vegjël shkollën, ata kanë rezultate më të ulëta se bashkëmoshatarët e tyre. Por nuk ka vend për panik pasi edhe Barack Obama ishte një fëmijë i lindur në gusht, por u bë president.

  • Kini parasysh ndryshimet e tyre të humorit. Të lindurit në gusht shpesh duan vëmendje dhe kanë gjasa të vuajnë nga ndryshimet e humorit, sidomos kur nuk arrijnë atë që duan.

Shtator

Foshnjat e lindura në shtator jo vetëm që mund të jetojnë më gjatë, por gjithashtu kanë tendencë të arrijnë më lart. Sa i përket personalitetit ata janë të kujdesshëm, zhyten në mendime, introspektivë dhe jashtëzakonisht të organizuar. Ata pëlqejnë të planifikojnë gjithçka më parë dhe janë zakonisht kritikë për ata që nuk e bëjnë të njëjtën gjë. Gjithashtu natyra e tyre e dashur i bën ata të jenë shumë miqësorë dhe familjarë.

  • Disa studime kanë treguar se foshnjat e shtatorit kanë mundësi më të mëdha për t’u prekur nga infeksionet virale dhe problemet e frymëmarrjes. Zgjidhja – rrobat e ngrohta, supë e nxehtë dhe dashuri!

Tetor

Foshnjat e tetorit janë inteligjentë dhe janë më të balancuar në jetë. Kanë një qasje të balancuar drejt jetës. Ata kanë tendencë të jenë pak më egoistë dhe xhelozë, por  dinë si t’i bëjnë të dashurit e tyre të ndihen të rëndësishëm. Natyra e tyre konkurruese dhe e qetë është ndoshta arsyeja pse ata shkëlqejnë në sporte. Fëmijët e lindur në tetor dhe nëntor janë fizikisht më të fortë se foshnjat e lindura në muajt e tjerë të vitit.

  • Të lindurit në tetor kanë tendencën për t’u pickuar më shumë nga insekte. Pra nëse keni një foshnjë të lindur në këtë muaj, bëni gati kutitë me sprai kundër mushkonjave.

Nëntor

Fëmijët e nëntorit janë të fortë, inteligjentë dhe kokëfortë. Edhe pse kanë një paraqitje disi të ashpër, ata kanë një zemër prej floriri. Natyra e tyre e guximshme e bën jetën e tyre më të lehtë.  Meqenëse janë të sinqertë dhe të përkushtuar, u pëlqen shumë që të bëjnë një punë të mirë. Duke qenë se janë mjaft intensivë si karakter dashuria për misteret i bën ata “detektivë të mëdhenj”.

  • Fëmijët e lindur në nëntor kanë më shumë gjasa të vuajnë nga pesimizmi por mos u shqetësoni, pasi nuk është asgjë që përqafimi i nënës nuk mund ta kurojë.

Dhjetor

Nëse i vogli juaj ka lindur në dhjetor ka shumë shanse që ai të bëhet dentist kur të rritet. Për shkak të natyrës së tyre miqësore dhe ndjenjës së mirë të humorit, të lindurit në dhjetor janë shumë të shoqërueshëm. Natyra e tyre filozofike bën që ata të shkëlqejnë edhe në fushat e mësimdhënies, ligjit, komunikimit dhe gjuhës.

  • Të lindurit në dhjetor priren të jenë shumë të të vetëdijshëm dhe vigjilentë për gjithçka.

Lexo edhe: 11 këshilla nga mësuesit për prindërit që çojnë fëmijët për herë të parë në shkollë


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Rrahjet e zemrës së fetusit,...

Studiuesit në Institutin e Teknologjisë Stevens kanë zhvilluar një teknikë që mund të lejojë prindërit të dëgjojnë rrahjet e zemrës së fëmijës së tyre me një pajisje jo-invazive, të sigurt...

Produktet kozmetike nuk janë lodra,...

Lyerja e buzëve me të kuq mund të duket si diçka e lezetshme dhe shumë argëtuese.  Ju madje mund të bëni edhe një foto ose dy për të vulosur atë...

Astma dhe alergjitë te fëmijët:...

Shoqëria e kafshëve në fermë apo edhe macet, në të vërtetë, mund të "mësojnë" sistemin imunitar të mos reagojë ndaj substancave të padëmshme - siç ndodh me alergjitë - por...

Mjetet shtëpiake për të hequr...

Para se të kërkoni për mënyra se si të hiqni qimet e tepërta nga trupi i bebeve,  është e rëndësishme të kuptoni pse i kanë ato. Qimet e trupit me...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X