Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë fëmijën të kthehet me dhunë apo të flasë me të rriturit? Përgjigjet psikologia Lorela Garuli

0 0

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur superioritet ndaj një fëmije tjetër më të dobët, përdor dhunë rregullisht, e dëmton atë si fizikisht ashtu edhe emocionalisht.

Sigurisht kjo shkon përtej një zënkë normale fëmijësh, dhe është i nevojshëm reagimi i më të rriturve, prindërve, kujdestarëve të fëmijëve, mësuesve edukatorëve, apo personave përgjegjës për rritjen dhe edukimin e tyre.

Mendimet për këtë çështje janë të ndara në dy kahe të ndryshme: një që justifikon dhe nxit përdorimin e dhunës nga fëmija i dhunuar si një mjet vetëmbrojtjeje dhe kahu tjetër që mendon se zgjidhja e konfliketeve në menyrë paqësore duke u drejtuar tek më të rriturit përgjegjës, është gjithmonë rruga e duhur.

Fjala e eskpertit

Këtë çështje e ka trajtuar edhe psikologia Lorela Garuli në rrjetet e saj sociale duke shprehur këndvështrimin profesional dhe duke ofruar kështu këshilla për të gjithë prindërit në mënyrë që të mos zgjidhin vetëm çështjen momentale, por të hedhin themele të forta për formimin e zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve të tyre.

“Sot një shok më gjuajti kur po luanim!”
“Po ti çfarë bëre?”
”I thashë mësueses.”
“Herës tjetër po të gjuajti, gjuaji edhe ti! Ke per ta parë që pastaj do të mendohet 2 herë!”
“Po atëherë mësuesja do të më qortojë edhe mua.”
“Ska gjë, thuaji që të tha mami/babi. Po pati ndonjë gjë, të flasë me mua.

Kujdes!

Ne të rriturit jemi përgjegjësit për të orientuar veprimet e fëmijëve dhe këtë mund ta bëjmë sipas 2 mënyrave: nga zemërimi dhe nga reflektimi.
Nga zemërimi është kur e këshillojmë fëmijën “të kthejë” sjelljen jo pozitive të shokut/shoqes. Është shumë e natyrshme të zemërohemi kur dikush na bën diçka pa të drejtë, por të mësojmë fëmijën të veprojë mbi bazën e inatit, ka gjithashtu një sërë pasojash negative.
Jo vetëm që nuk e zgjidh problemin, por e bën edhe më të madh sepse kundërpërgjigjja me dhunë do të vazhdojë edhe nga pala tjetër. Në një plan afatshkurtër, kjo qasje ushqen egon e femijës dhe të prindit, por në plan afatgjatë po i mëson fëmijës të zgjidhë problemet me dhunë!

Kështu, fëmija do të mësojë se nëpërmjet agresivitetit do të fitojë një lloj dominimi të pashëndetshëm dhe artificial përballë të tjerëve, element që sigurisht do të pasqyrohet në marrëdhëniet e tjera të ardhshme.

Kjo shpjegon shpeshherë se pse viktimat kthehen në dhunues; cikli frikë-agresivitet është i rrezikshëm!

Ndërkohë, nga reflektimi bëhet e mundur që niveli i zemërimit të ulet dhe fëmijët të brendësojnë një formë përgjigjeje më të shëndetshme. Në plan afatgjatë, fëmijët do të mësojnë të kërkojnë burime për zgjidhjen e konfliktit dhe që komunikimi është çelës shumë i rëndësishëm kur vjen puna për situatat e vështira. Vetëbesimi i tij do të zhvillohet shëndetshëm kur të shohë se arrin të zgjidhë problemet pa lënduar askënd. Njëkohësisht, nëse nxitet t’i kërkojë ndihmë mësueses apo kujtdo të rrituri tjetër përgjegjës në kontekstin e caktuar, mësohet të respektojë dhe rregullat e institucionit ku ndodhet.

Lexo edhe: E përlotur, Rudina Dembacaj tregon çfarë i ndodhi së bijës në kopsht/ VIDEO






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Emra per vajza dhe emra...

Zgjedhja e emrit të fëmijës shpesh mund të çojë në “krizë” prindërit, në kuptimin që mendojnë se tashmë e kanë vendosur dhe më pas gjithçka kthehet sërish në fillim duke...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X