Coronavirusi në sytë e fëmijëve, përrallëza jonë

0 1

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE 

-Përrallëza jonë-

(E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën e tyre)

-O mami, çfarë është Coronavirusi? -Çfarë pune bën ky? -Çfarë ndodh në se coronavirusi zbulon njerëz që nuk mbajnë higjenën? -Pse nuk kanë ardhur gjyshërit tek ne, po ne përse nuk ikim tek gjyshërit? -Pse xhaxhi doktori dhe xhaxhi Edi po thonë gjithë kohës në TV që duhet të rrimë vetëm brenda? -Pse po rrimë kaq shumë në shtëpi pa shkuar në kopësht,shkolle? -Përse nuk shkoni më në punë? -Kur do ikë Coronavirusi nga ne, a vonon edhe shumë?)

Na ishte një herë një mikrob, që emrin e kishte goxha të bukur. Ai quhej Coronavirus. Një ditë, natyra vendosi ta dërgojë në punë në disa shtete për të kontrolluar të gjithë njerëzit nëse ata e mbajnë higjenën e tyre personale ose jo. Nëse ata nuk e mbajnë, do t’i sjellësh tek unë dhe do jetojnë me mua aq ditë sa ata të mësojnë rregullat e higjenës. Natyra i kishte thënë Coronavirusit që të kontrollonte sidomos gjyshërit, sepse ata janë të vjetër në moshe dhe mund të jenë dhe të vetmuar, sepse fëmijët e tyre kanë shkuar larg për të punuar dhe ata janë vetëm, mërzitën dhe harrojnë të lajnë duart shpesh dhe fëmijët, pasi edhe ata janë të vegjël dhe gjithashtu mund të harrojnë.

Natyra e kishte porositur Coronavirusin që, kur të shkosh në një shtet, mënyra e duhur për të kontrolluar mirë të gjithë njerëzit është që ti të qëndrosh kudo në lëvizje, por pa u parë nga të tjerët, në ambientet jashtë sidomos, komuniko me xhaxhi doktorët dhe kryeministrat e vendeve që njerëzit  t’i këshillojnë  të rrinë  brenda dhe të zbatojnë ca rregulla. Për sa kohë ti do bësh kontrollin në një shtet, kërko që asnjë fëmijë të mos shkojë në shkollë, pasi në shkollë ka shumë fëmijë dhe mund të ketë nga ata që harrojnë të lajnë duart, dhëmbët, trupin, të veshin rrobat e pastra etj, si pasojë prej këtyre mund që edhe të tjerët të bëjnë si ata, andaj për të qenë të sigurtë të gjithë, duhet të rrinë në distancë. Po ashtu këshilloje kryeministrin që edhe prindërit të mos shkojnë në punë, sepse ata duhet të rrinë në shtëpi të kujdesen për fëmijët e tyre. Nuk duhet të shkojnë as tek gjyshërit, sepse ata ju duan aq shumë, luajnë aq shumë me ju sa që të dy palët mund të harroni të mbani higjenën dhe si pasojë Coronavirusi mundet ta vërejë këtë gjë dhe t’ju ndëshkojë. Në se në një shtet vë re që këto rregulla i zbatojnë të gjithë, mos humb kohë dhe shko e vazhdo punën në një tjetër shtet derisa t’i përfundosh të gjitha shtetet që të kam thënë.

Unë mendoj dhe kam besim si ti do ta bësh punën aq mire, saqë me vete nuk do më sjellësh asnjë njeri dhe kështu, ata, të pastër në trup dhe të pastër në shpirt, mund të vazhdojnë jetën të lumtur përgjithmonë.

Punoi: Msc. Pranvera Paplekaj (Martinaj), Psikologe, Lezhë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Emra per vajza dhe emra...

Zgjedhja e emrit të fëmijës shpesh mund të çojë në “krizë” prindërit, në kuptimin që mendojnë se tashmë e kanë vendosur dhe më pas gjithçka kthehet sërish në fillim duke...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X