Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve dhe si po i dëmtojmë ata? Nga psikologia Lorela Garuli

0 0

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t’u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo jo ne i ekspozojmë fëmijët ndaj temave dhe situatave me karakter seksual, në mënyrë të dëmshme. Kështu, ne ndikojmë në hiperseksualizimin e tyre. Hiperseksualizmi i fëmijëve është tema për të cilën psikologia Lorela Garuli ka dhënë shpjegimin profesional se çfarë është dhe përse konsiderohet i dëmshëm për fëmijët.

“Media dhe rrjetet sociale kanë një rol gjithnjë e më të madh në përcjelljen e kesaj qasjeje jo pozitive në edukim.

Rreziku i kësaj mënyre është që krijon jo vetëm pritshmëri jorealiste për pamjen, por vë theksin në mënyrë të ekzagjeruar tek pamja dhe estetikja.

Imazhi mund të bëhet mënyra kryesore për të tërhequr vëmendjen dhe për të marrë konfirmim social (për vajzat), ndërkohë djemtë mund të zhvillojnë një formë maskilizmi, ku mënyra kryesore për të ndërtuar marrëdhëniet, do të jetë ajo seksuale”, -shpjegon psikologia Lorela Garuli.

Çfarë është hiperseksualizimi i fëmijëve?

Është tendenca (e gabuar) ku fëmijët nxiten të sillen, flasin, veprojnë, vishen si më të rritur.

Është mbivlerësimi dhe mbiekspozimi ndaj aspektit sensual dhe seksual të personalitetit të fëmijës, që është i papërshtatshëm për moshën dhe zhvillimin e vet.

  • Një fëmijë në kopsht që pyetet a ka “të dashur”.
  • Një djalë që i thonë se kur të rritet “do bëjë namin” me vajzat.
  • Një vajzë që nxitet dhe përkrahet të lyhet, vishet dhe sillet si e rritur.
  • Vajza të vogla me këpucë me taka, buzëkuq, veshje që imitojnë ato të grave, kërcime/lëvizje sensuale.
  • Djem që heqin dorë herët nga loja, pasi nxiten të sillen “si burra”, të flasin me fjalor të papërshtatshëm, të ngacmojë/ofendojnë vajzat.

Lexo edhe: Kur dhe si t’i flasim fëmijës për seksin?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Emra per vajza dhe emra...

Zgjedhja e emrit të fëmijës shpesh mund të çojë në “krizë” prindërit, në kuptimin që mendojnë se tashmë e kanë vendosur dhe më pas gjithçka kthehet sërish në fillim duke...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X