Çfarë është saktësisht SPF në kremin e diellit?

SPF është fjalë për fjalë: faktori i mbrojtjes së diellit, i cili mat aftësinë e kremit për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UVB (ato që shkaktojnë djegie).




0 0

Ekspozimi i pambrojtur në diell mund të çojë në djegie dhe skuqje dhe djegia nga dielli gjithashtu mund të jetë mjaft agresive duke shkaktuar dhimbje thotë dermatologia Rachel Nazarian. Edhe më keq, ekspozimi i përsëritur mund t’ju vërë në rrezik për mutacion qelizor, i cili mund të çojë në kancer të lëkurës, duke përfshirë melanomën dhe dhe karcinomën, shton ajo.

Mosaplikimi i kremit të diellit, dëmton dhe plak shumë lëkurën tuaj. Ekspozimi afatgjatë ndaj diellit pa mbrojtje SPF mund të çojë në prishjen e kolagjenit dhe proteinave elastinë në lëkurë që janë përgjegjëse për pamjen rinore, të plotë dhe të butë të lëkurës së shëndetshme, të re. Lëkura e dëmtuar nga dielli mund të shkaktojë rrudha, shenja, pigmentim të errët, pore të zgjeruara dhe dëmtim të enëve të gjakut, shpjegon ajo.

Pra, çfarë niveli të mbrojtjes së diellit kemi nevojë në të vërtetë? Gjithçka që duhet të dini rreth SPF-së.

Çfarë do të thotë saktësisht SPF?

SPF është fjalë për fjalë: faktori i mbrojtjes së diellit, i cili mat aftësinë e kremit për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UVB (ato që shkaktojnë djegie).

Si funksionon SPF?

Bllokuesit e rrezeve ultravjollcë ndahen në dy kategori kryesore: kimike dhe minerale. Bllokuesit kimikë thithin dritën UV, duke e kthyer atë në nxehtësi dhe duke e penguar atë të depërtojë në lëkurë dhe bllokuesit mineralë në të vërtetë reflektojnë dritën larg lëkurës, shpjegon Dr. Zeichner. Por cili prej tyre bën një punë më të mirë për të mbrojtur lëkurën tuaj? Të dy ofrojnë mbrojtje të shkëlqyer, kështu që me të vërtetë varet në preferencën juaj personale, thotë ai.

Kremrat diellore fizike përmbajnë përbërës mineralë, si dioksid titaniumi ose oksid zinku. Këto kremra janë më të sigurta për lëkurën (dhe sidomos jo irrituese për llojet e lëkurave të yndyrshme, të prirur ndaj akneve dhe të ndjeshme) dhe nuk përmbajnë kimikate të dëmshme.

Sa kohë zgjat mbrojtja e kremit të diellit?

Gjithçka varet nga indeksi i UV gjatë ditës, ngjyra e lëkurës dhe niveli i SPF që përdorni, thotë Dr. Jaliman. Sa më i lartë indeksi i UV, aq më i lartë është rreziku i ekspozimit ndaj UV dhe shanset për djegien nga dielli. Për shkak se indeksi UV mund të ndikohet nga koha e vitit, mbulimi i reve, është e rëndësishme ta kontrolloni ambientin para se të dilni jashtë, këshillon ajo.

Meqenëse mbrojtja nga dielli nuk mbron lëkurën nga 100% e rrezeve UV, është gjithmonë mirë që të zgjidhni një me një SPF të lartë. Mundohuni gjithashtu të uleni në hije gjatë orëve të pikut (në orën 10:00 në mëngjes dhe në orën 4 pasdite), vini kapele, syze dhe rroba të freskëta kur jeni jashtë dhe riaplikoni kremin mbrojtës çdo dy orë, rekomandon Dr. Zeichner.

Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë dhe Fondacionit të Kancerit të Lëkurës, ju duhet të mbani krem mbrojtës me një SPF prej të paktën 30. Megjithatë, Dr. Zeichner rekomandon zgjedhjen e kremit me një SPF edhe më të lartë. Shumë prej nesh nuk aplikojnë aq krem sa duhet, dhe ne gjithashtu mund të mos reaplikojmë, kështu që duke filluar me një mbrojtës me SPF të lartë sigurojmë nivelin më të mirë të mbrojtjes.

Lexo edhe: A mund ta përdor kremin tim të mbrojtjes nga dielli edhe për fëmijën tim?

A keni bere ndonjehere blerje online?

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X