Kimikatet brenda kremit të diellit absorbohen nga lëkura, sa e rrezikshme është kjo për shëndetin?

0 0

Kanceri i lëkurës po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm dhe më i përhapur, dhe kremi i diellit është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga ky lloj kanceri.

Megjithatë, një hulumtim i fundit zbuloi se disa përbërës kimikë brenda në kremrat për mbrojtjen nga dielli absorbohen nga trupi i njeriut.

A përbën kjo një rrezik për shëndetin tuaj?

Hulumtimi i ri i botuar në Journal of American Medical Association thotë se medikamentet brenda kremit të diellit që përdoren për t’u mbrojtur përthithen dhe futen në gjakun e njeriut.

Studimi katër-ditor

Hulumtuesit përdorën të dhëna nga një studim i rastësishëm tek 24 pjesëmarrës të rritur për të zbuluar se sa nga këto kimikate janë absorbuar, dhe se si lëviznin në trup. Ata thanë se përqendrimi i kimikateve u rrit nga dita e parë e studimit deri në ditën e katërt, duke treguar se sustanca të reja ndërtohen me kalimin e kohës.

Pra kishte nivele të vazhdueshme të kimikateve në gjak pas ndërprerjes së përdorimit të kremit të diellit.

Megjithatë ekspertët thone se përdoruesit e kremrave për mbrojtjen nga dielli nuk duhet të vendosen në panik. Kjo pasi nuk ka mjaftueshëm dëshmi që të tregojnë se përbërësit brenda kremit shkaktojnë efekte të dëmshme.

Sipas studiuesve përthithja sistematike e përbërësve të kremit të diellit mbështet nevojën për studime të mëtejshme për të përcaktuar rëndësinë klinike të këtyre zbulimeve. Këto rezultate nuk tregojnë se njerëzit duhet të heqin dorë nga përdorimi I kremit për mbrojtje nga dielli.

Në të njëjtën kohë, studiuesit shtuan se gjetjet ngrenë pyetje të rëndësishme në lidhje me diellin dhe mënyrën se si industria e kremrave mbrojtës, vlerëson përfitimet dhe rreziqet nga përdorimi i këtij produkti.

Studimi ishte i kufizuar

Sipas ekspertëve, ky studim kishte dy kufizime të rëndësishme, më e rëndësishmja ishte se u zhvillua në ambiente të mbyllura.

Asnjë nga pjesëmarrësit nuk ishte i ekspozuar ndaj nxehtësisë, dritës së diellit dhe lagështirës, gjë që mund të kishte ndryshuar shkallën e absorbimit të secilit përbërës.

Studimi ka zbuluar përthithje të përbërësve aktivë nëpër lloje të ndryshme të kremrave të testuar.

Gjithashtu, studimi nuk ishte i detajuar për të shqyrtuar dallimet në përthithjen e kimikateve nga lloji i lëkurës apo mosha e pjesëmarrësve.

Pyetjet mbi përbërësit

Grupi i ekspertëve shqyrtoi llojet e kimikateve që përthitheshin nga trupi i njeriut përmes aplikimit të kremit mbrojtës nga dielli.

Ata mendojnë se mund të ketë arsye për shqetësim pasi disa elementë mund të lidhen me alergji të caktuara. Një nga këto kimikate është “oxybenzone”, i vlerësuar si më i dëmshmi. Ky lloj kimikati është thënë më herët se mund të shkaktojë reaksione alergjike të lëkurës, si dhe të reagojë ndaj klorit që përdoren nëpër pishina apo edhe në dush. Gjithashtu ekspertët thonë se ky kimikat është toksik, dhe i ngashëm me BPA-në që gjendet në shishet plastike.

Në përfundim ekspertët thonë se përfitimet e përdorimit të kremit të diellit janë më të mëdha se rreziqet që disa përbërës që bllokojnë dritën UV mund të paraqesin.

Lexo edhe: Xheli i thonjve rrit rrezikun e kancerit te lekures

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X