Mos e përdorni kurrë këtë krem dielli për fëmijën tuaj

0 0

 

Gjërat e bëra vetë në shtëpi janë tendenca e re për prindërit. Por vetëm për shkak se ju mund të bëni disa gjëra në shtëpi, nuk do të thotë se është një ide e mirë të bëni vetë edhe kremin që mbron fëmijën tuaj nga dielli, paralajmërojnë ekspertët në një studim të ri.

“Interneti është një ambient i mrekullueshëm për familjet që të frymëzohen për receta dhe projekte arti, por jo domosdoshmërisht për të bërë gjërat që lidhen me sigurinë”, thotë Lara McKenzie, PhD, bashkautore e studimit. “Produktet kozmetike të bëra në shtëpi, nga joprofesionistë janë të rrezikshme, sepse ato nuk janë të krijuara në përputhje me rregullat dhe nuk janë të testuara për normat e efikasitetit”.

Ndërsa 95 për qind e recetave që qarkullojnë në internet për këto kremra garantojnë për efkiasitetin e tyre, 68 për qind nuk prodhojnë mbrojtje të mjaftueshme nga rrezatimi UV. Pretendimet mbi efektivitetin u bënë në një të tretën e të gjitha produkteve, por kishte pak prova shkencore për mbrojtjen e spektrit të gjerë.

Kohët e fundit, FDA u bëri thirrje prodhuesve të kremrave të diellit për të rinovuar udhëzimet dhe rregulloret e tyre.

Të gjithë, duke përfshirë fëmijët mbi 6 muaj duhet të përdorin krem kundër diellit i cili duhet të përmbushë kriteret:

  • të jetë çertifikuar për mbrojtjen nga rrezet e dëmshme;
  • të ketë faktorin mbrojtës 30 ose më të lartë.

Ai duhet aplikuar në një shtresë të trashë rreth 30 minuta përpara se të dalë në diell dhe të ripërdoret çdo dy orë.

Lexo edhe: Disa defekte anesore te kremrave mbrojtes ndaj diellit

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X