Vera është para dhe ju me siguri mund të pyesni veten se meqënëse keni blerë për vete një krem për mbrojtje nga dielli, a mund ta ndani atë edhe me fëmijën tuaj. Mirëpo sipas Sonia Abdulla, një dermatologe në Toronto, ndryshimi midis kremit mbrojtës për të rriturit dhe fëmijët varet tek ngacmuesit potencialë të lëkurës.
Shumica e kremrave në përmbajnë përbërës si oksibenzone dhe avobenzone, të cilat funksionojnë duke absorbuar rrezet UV dhe duke i përcjellë ato si nxehtësi përmes një reaksioni kimik. Ndërsa këto përbërës janë efektivë, ato nuk janë më të mirat për ata që kanë lëkurë të ndjeshme.
Dhe për shkak se foshnjat dhe fëmijët në përgjithësi e kanë lëkurën më të ndjeshme, produktet e kujdesit nga dielli të bëra për ta zakonisht i shmangin këto përbërës që janë irritues.
Kremrat mbrojtës nga dielli për fëmijët kanë tendencë të mos kenë aromë dhe shpesh janë të bazuara në minerale, si oksid zinku dhe dioksid titani. Këto minerale nuk depërtojnë në lëkurë por thjesht qëndrojnë aty dhe veprojnë si një pasqyrë për të pasqyruar rrezet e diellit. Por jo të gjitha kremrat për fëmijët janë me bazë mineralesh, dhe për këtë arsye ndonjëherë fëmijët reagojnë ndaj kremrave mbojtës.
Kur është fjala për foshnjat, sugjerohet që ata të mos mbahen drejtpërdrejt nën rrezet e diellit dhe të mos përdorin krem dielli deri sa të mbushin 6 muaj.
Mbrojtja fizike si rrobat dhe hija mund të jenë strategjia më e mirë për foshnat. Ndërsa në pjesët e ekspozuara si fytyrë, duar dhe këmbë, mund të përdorni krem me bazë minerale.
Lajm i mirë është se prodhuesit gjithnjë e më shumë po ndërgjegjësohen që kremrat për mbrojtjen nga dielli të mos kenë aq shumë kimikate, si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit.
Nëse përdorni produkte të tilla që kanë bazë minerale për të rriturit, vetëm në këto raste mund t’I ndani edhe më fëmijët tuaj.
Por mos harroni që të fjitha ato të kenë një mbrojtje prej minimum 30 SPF dhe aplikojini çdo dy orë, pas notit ose pas djersitjes.
Lexo edhe: Mos e perdorni kete krem dielli per femijet tuaj
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu