A mundet që burrat ta nuhasin një grua pjellore? Ky studim thotë që po

Burrat mund të jenë në gjendje të nuhasin sesa pjellore është një grua, sugjeron një studim i fundit.




0 0

Shkencëtarët nga Universiteti i Cyrihut i kërkuan një grupi meshkujsh të renditnin aromat e trupit të 28 grave të një moshe riprodhuese. Gratë më parë ishin testuar për nivelin e tyre të hormoneve kryesore të fertilitetit.

Të gjithë burrat ishin dakord se erërat më të këndshme ishin nga gratë me nivelet më të larta të estrogjenit. Estrogjeni rregullon ciklin menstrual dhe bën që vezët të piqen në vezoret e një vajze kur arrin pubertetin.

Meqenëse ky hormon është një ‘sinjalizues i pjellorisë’, gjetjet sugjerojnë se ‘aromat e trupit janë të lidhura me shëndetin riprodhues, të cilin burrat mund ta ndiejnë përmes erës’, thanë studiuesit. Infertiliteti prek rreth një në gjashtë gra në Mbretërinë e Bashkuar, tregojnë statistikat.

Dhe në SH.B.A., një në 10 gra lufton për të mbetur shtatzënë, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Infertiliteti tek gratë zakonisht shkaktohet nga problemet me ovulacionin, si për shembull një vezë që nuk lëshohet në kohën e duhur.

Tek burrat, sperma me cilësi të dobët, pra lëngu që përmban spermatozoidet shpesh ka qenë shkaku i infertilitetit. Sidoqoftë, rreth një e katërta e çifteve që përpiqen të krijojnë një fëmijë por nuk ia dalin, nuk kanë një shkak të përcaktuar qartë. Studimet e kaluara kanë treguar që aromat e prodhuara nga hormonet e një gruaje mund ta bëjnë atë më tërheqëse për seksin e kundërt.

Sidoqoftë, nëse ky është një tregues i pjellorisë së saj ishte e paqartë. Për të zbuluar më shumë, studiuesit u kërkuan burrave të vlerësojnë erërat e trupit të 28 grave të shëndetshme. Gratë më parë ishin testuar për nivelin e tyre të hormoneve: estradiol, progesteronin, testosteronin dhe kortizolin. Estradioli është një nga katër hormonet “dominuese” të estrogjenit që zhvillohet natyrshëm te gratë.

Progesteroni mban pjesën e brendshme të mitrës në përgatitje për bashkimin e një veze të fekonduar. Nëse ovulacioni nuk ndodh, nivelet e progesteronit bien dhe një grua derdh këtë masë të krijuar brenda mitrës gjatë periodave. Më në fund, u pa edhe kortizoli, ‘hormoni i stresit”. Kjo ndjenjë dihet se ndikon në shanset e një gruaje për të ngjizur.

Rezultatet zbuluan se të gjithë burrat thanë se ishin tërheqëse gratë që kishin nivele të larta të estradiolit.

“Meqenëse niveli i estradiolit dhe progesteronit janë shenjues të shëndetit riprodhues dhe pjellorisë, studiuesit sugjerojnë se aromat e trupit janë të lidhura me shëndetin riprodhues të grave, të cilat burrat mund t’i kuptojnë përmes erës”, shkruajnë autorët.

Lexo edhe: Uthulla e mollës rrit fertilitetin si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Jashtë derës së spitalit nëna...

Dje mirëpritëm djalin tonë Skye Hendrix në botë. Dhe çfarë ardhje zgjodhi ai në jetën tonë! Le të themi vetëm se mamaja nuk doli nga makina dhe babi përfundoi duke...

Covid-19 lë pasoja në spermatogjenezë...

Shoqata Italiane e Urologjisë po kryen një studim për vlerësimin e ndryshimeve hormonale dhe spermatogjenezës tek pacientët e prekur nga Covid-19. Sipas ekspertëve, prania e koronavirusit në spermë, e gjetur...

Impotenca ende çështje tabu, nuk...

Ende në ditët e sotme, impotenca është një çështje tabu. Konkretisht në Itali, nëse tre milionë burra kanë pranuar se vuanin nga disfunksioni erektil dhe kërkuan ndihmën e një eksperti,...

Puna me orare të zgjatura...

Shkencëtarët zbuluan se burrat që punonin më shumë se 52 orë në javë humbën flokët e tyre me dyfishin e shpejtësisë, krahasuar me ata që punonin më pak se 40...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X