Puna me orare të zgjatura mund të bëjë që t’ju bien flokët dy herë më shpejt

Puna me orë të gjata mund të dyfishojë shanset tuaja për të përfunduar pa flokë,  kanë pohuar studiuesit.




0 0

Shkencëtarët zbuluan se burrat që punonin më shumë se 52 orë në javë humbën flokët e tyre me dyfishin e shpejtësisë, krahasuar me ata që punonin më pak se 40 orë në zyrë.

Ata thonë se ka gjasa që stresi i shkaktuar nga puna dhe jo mungesa e kohës së mjaftueshem është shkaku kryesor për këtë.

Hulumtimi, i cili ekzaminoi më shumë se 13,000 burra të punësuar, besohet të jetë i pari që studion në mënyrë specifike ndikimin e orarit të gjatë të punës në humbjen e flokëve.

Ndryshimet në nivelin e hormoneve që ndodhin gjatë stresit mund të ndikojnë në disa zona të trupit.

Kur prodhohen hormone shtesë, ato mund të pengojnë rritjen e folikulave të  flokëve në kokën tuaj.

Studimet e mëparshme kanë treguar se stresi bën që sistemi imunitar të sulmojë këto folikula, por arsyet nuk dihen ende.

Mendohet gjithashtu se stresi bën që flokët të bien para kohe dhe të mos rriten qime të reja.

Akademikët që qëndrojnë pas studimit tani i kanë nxitur ligjvënësit të kufizojnë numrin e orëve që njerëzit mund të punojnë.

Studiuesit, nga Shkolla e Mjekësisë Universitare Sungkyunkëan në Seul, Koreja e Jugut, studiuan 13,391 burra të moshës midis 20 dhe 59 vjeç nga 2013 deri në 2017.

Ata u ndanë në tre grupe: ‘orare normale’, ku futeshin burrat të cilët punonin në një javë 40-orë, “orare të zgjatura” për burrat që  punonin deri në 52 orë, dhe ‘shumë te zgjatura” për ata që punonin mbi 52 orë.

Mosha, statusi martesor, arsimi, të ardhurat mujore të familjeve, pirja e duhanit dhe orari i punës u morën parasysh gjithashtu.

Orari i gjatë i punës u zbulua se lidhej ndjeshëm me zhvillimin e alopecisë, ose humbjes se flokëve.

Rënia e flokëve në grupin normal ishte dy përqind në fund të studimit. Në grupin me orar të zgjatur ishte tre përqind dhe gati katër përqind në kategorinë e burrave me orare shumë të zgjatura.

Studiuesit thonë se stresi është fajtori më i mundshëm, që shkakton dëme në folikulet dhe duke bërë që flokët të hyjnë në fazën e rënies përfundimtare.

Hulumtimi u botua në revistën “Environmental Medicine” dhe nuk përfshinte gratë.

Lexo edhe: Renia e flokeve pas lindjes, si ta ndaloni duke konsumuar sallate






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Jashtë derës së spitalit nëna...

Dje mirëpritëm djalin tonë Skye Hendrix në botë. Dhe çfarë ardhje zgjodhi ai në jetën tonë! Le të themi vetëm se mamaja nuk doli nga makina dhe babi përfundoi duke...

Covid-19 lë pasoja në spermatogjenezë...

Shoqata Italiane e Urologjisë po kryen një studim për vlerësimin e ndryshimeve hormonale dhe spermatogjenezës tek pacientët e prekur nga Covid-19. Sipas ekspertëve, prania e koronavirusit në spermë, e gjetur...

Impotenca ende çështje tabu, nuk...

Ende në ditët e sotme, impotenca është një çështje tabu. Konkretisht në Itali, nëse tre milionë burra kanë pranuar se vuanin nga disfunksioni erektil dhe kërkuan ndihmën e një eksperti,...

A mundet që burrat ta...

Shkencëtarët nga Universiteti i Cyrihut i kërkuan një grupi meshkujsh të renditnin aromat e trupit të 28 grave të një moshe riprodhuese. Gratë më parë ishin testuar për nivelin e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X