Stresi ul pjellorinë te gratë, por jo te burrat

0 0

 

Sipas një studimi të ri të Universitetit të Bostonit, botuar në American Journal of Epidemiology, stresi i përditshëm ul pjellorinë tek gratë dhe e bën konceptimin të vështirë.

Studimi amerikan

Në Amerikën e Veriut, 20 deri 25% e grave dhe 18-21% e meshkujve të moshës riprodhuese raportojnë stres psikologjik të përditshëm. Megjithëse hulumtimet e mëparshme kanë raportuar tashmë se stresi mund të zvogëlojë shanset e konceptimit, disa studime deri më tani kanë ekzaminuar këtë grup brenda popullatës së përgjithshme. Studiuesit përdorën të dhëna nga Studimi i Shtatzënisë Online, me çifte të etur për një fëmijë dhe që kishin tentuar të mbeteshin shtatzënë për të paktën 12 muaj, por nuk ia dolën. Ata gjithashtu ndoqën 4,769 gra dhe 1,272 burra.

Një problem për fertilitetin tek femrat

Shkencëtarët kanë gjetur se gratë me rezultate më të larta të stresit kishin gjasa më të ulëta të konceptimit me 13% në krahasim me gratë me rezultatet më të ulëta të stresit. Megjithatë, tek meshkujt nuk u shfaq asnjë lidhje statistikore ndërmjet stresit dhe probabilitetit të konceptimit. Përveç pyetjeve në lidhje me stresin, pjesëmarrësit iu përgjigjën edhe pyetjeve lidhur me parametra të tjera të tilla si përkatësia etnike, frekuenca e seksit, të ardhurat familjare, dieta ushqimore, secila prej tyre mund të ndikojë në fertilitet.

Ta dini!

Lidhja midis niveleve të larta të stresit dhe probabilitetit më të ulët të konceptimit nuk është treguar përfundimisht, megjithatë, stresi shpesh çon në një rënie të frekuencëssë marrëdhënieve seksuale dhe në një rritje të parregullsisë së ciklit menstrual.

Lexo edhe: Si ndikon orgazma ne fertilitet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X