Uthulla e mollës rrit fertilitetin si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat

0 0

Mesatarisht, një grua e shëndetshme ka vetëm 20% mundësi që të ngelë shtatzënë, në çdo cikël që kalon. Gratë janë më pjellore  mes moshës 23 deri 31 vjeç dhe shanset e tyre për fertilitet fillojnë të bien ngadalë pas kësaj periudhe. Sa i përket meshkujve, pjelloria e tyre është në kulmin e saj deri në moshën 40 vjeçare, dhe pas kësaj zvogëlohet gradualisht por jo tërësisht.

Çiftet kanë vështirësi për të krijuar për disa arsye. Disa prej tyre përfshijnë sindromën ovariane policistike (PCOS), sasi të ulët të spermës, fibër miome në mitër, tubat fallopianë të bllokuar apo një çekuilibër hormonal. Pirja e uthullës së mollës ka provuar se ka përfitime në ndihmesën që jep për fertilitet si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.

Si mund të ndodhë kjo?

Së pari, ju konsideroheni jopjellore vetëm në rast se ju dhe bashkëshorti juaj jeni përpjekur për të ngjizur një fëmijë për më shumë se një vit dhe nuk ia keni dalë. Pas kësaj mund të bëni disa teste së bashku me bashkëshortin. Por megjithatë duhet të dini se uthulla e molllës jep efekte në pjellori, prandaj nëse përpiqeni të konsumoni këtë “ilaç natyral” mund të merrni lajme shumë të mira më vonë.

Ja efektet e uthullës së mollës në fertilitet:

  • Ndihmon në transportimin e spermës – Acidi malik që gjendet në tek uthulla e mollës mund të ndihmojë për të mbajtur gjallë spermatozoidet dhe për të forcuar cilësinë e tyre, duke mundësuar kështu transport të rehatshëm.
  • Ndihmon në kontrollin e niveleve të pehashit – Veza e një gruaje është e shëndetshme kur ka një nivel pehashi nga 4 në 5. Çdo ndryshim i këtij intervali mund të shkaktojë shqetësime në sistem, njëra prej të cilave ëstë në pjellori. Uthulla e mollës është një antibiotik i fuqishëm natyral dhe organik. Ajo mund të ndihmojë në balancimin e niveleve të pehashit në vaginën tuaj, e cila është me rëndësi të madhe nëse planifikoni të  ngeleni shtatzënë.
  • Ndihmon në trajtimin e problemeve të prostatës – Gjëndra e prostatës nxjerr lëngje që mbrojnë dhe ushqejnë spermatozoidet. Shumë njerëz, pas moshës 40 vjeç, përballen me probleme të prostatës, si zmadhimi i gjëndrës së prostatës. Konsumimi i uthullës së mollës ka provuar se ka efekte pozitive në trajtimin e problemeve të prostatës. Në këtë mënyrë, uthulla e mollës ndikon tek fertiliteti.
  • Ndihmon në trajtimin e “candidiasis” – Candidiasis është një problem që ndikon në mukusin e qafës së mitrës tek gratë. Gratë që vuajnë nga kandidiaza mund të përjetojnë bllokim të tubave fallopianë, tumor beninj, sindroma para dhe pas menstruale, endometriozë dhe infertilitet. Një nga përfitimet e shumta të uthullës së mollës në fertilitet përfshin aftësinë e saj për të trajtuar kandidiazionin.
  • Ndihmon për të ulur nivelet e testosteronit tek femrat Testosteroni është kryesisht një hormon mashkullor, i cili është i pranishëm si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Megjithatë, nëse ka një mbingarkesë të këtij hormoni tek femrat, kjo mund të shkaktojë infertilitet dhe mosbalancim hormonal. Gratë që konsumojnë uthull molle, sidomos gratë që vuajnë nga nivele të larta të testosteronit, kanë vënë re një rënie në nivelin e testosteronit.
  • Ndihmon në përmirësimin e cilësisë së spermës – Cilësia e spermës mund të luajë një rol kryesor në qoftë se ju dhe bashkëshorti juaj po përpiqeni të krijoni. Uthulla e mollës ndihmon për të rritur cilësinë e spermës. Ajo ndihmon në vëllimin e spermës, në numrin e spermatozoidëve morfologjinë dhe lëvizshmërinë e spermës.

Si duhet ta konsumoni uthullën e mollës për të trajtuar infertilitetin?

Uthulla e mollës është një pije natyrale, organike, por ju duhet të siguroheni që ta konsumoni atë në mënyrën e duhur dhe në sasi të përshtatshme. Ja se si:

Vloni një gotë me ujë të nxehtë dhe më pas prisni deri sa ajo të ftohet pak. Shtoni dy lugë të vogla me uthull molle në ujin e vakët. Koha më e mirë për ta konsumuar këtë pije është me stomakun bosh në mëngjes, ose para se të shkoni në shtrat, gjatë natës.

Uthulla e mollës është një mundësi e natyrshme për të trajtuar infertilitetin, por sigurohuni që ta konsumoni pasi të konsultoheni me mjekun tuaj, veçanërisht nëse jeni duke marrë medikamente të tjera.

Lexo edhe: Perfitimet e  uthulles se molles ne shendet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X