A e dëmton pjellorinë përdorimi i mëparshëm i spirales?

0 0

Më parë kam përdorur një spirale për të parandaluar shtatzaninë. Tashmë e kam hequr dhe dëshiroj të bëj një fëmijë. A ka gjasa që spiralja të ketë dëmtuar aftësinë time pjellore?

Përdorimi i një spiraleje në të kaluarën nuk ka shumë gjasa që të ketë dëmtuar pjellorinë tuaj. Duhet të dini se një kohë prej dy vjetësh për të tentuar për shtatzani është normale për shumë çifte.

Disa ekspertë thonë se këto metoda të kontracepsionit mund të rrisin rrezikun e infektimit në mitër ose tek tubat fallopiane, të cilat mund të ndikojnë në fertilitetin tuaj. Por rreziku i infektimit është i ulët dhe ndodh tek më pak se 1 në 100 gra.

Infeksionet zakonisht zhvillohen brenda 20 ditëve nga pasja e implantit, shoqëruar me simptoma të tilla si shkarkimi jonormal vaginal ose dhimbja e legenit.

Nëse nuk keni pasur një infeksion gjatë përdorimit të spirales, pjelloria juaj duhet të kthehet në normalitet sapo të ndaloni së përdoruri atë.

Çfarëdolloj qofshin rrethanat tuaja, nëse jeni duke menduar për një fëmijë, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për një kontroll para shtatzanisë. Nëse keni mbi një vit që tentoni por nuk ngeleni shtatzanë, ose jeni mbi 35 vjeç, duhet patjetër të shkoni te mjeku për të bërë disa teste bazë, që vërtetojnë nëse gjithçka është në rregull.

Lexo edhe: Femija vjen ne jete me spiralen e nenes ne dore, fotoja qe vendos ne dyshim metoden kontraceptive






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X