Por a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se sa të sigurta janë këto produkte?
A janë tamponët apo pecetat më të shëndetshme? Në të vërtetë ato mund të jenë të rrezikshme prandaj duhet të prezantoheni me alternativa më të sigurta.
Herë pas here, ambientalistët kanë theksuar faktin se përdorimi i linesave dhe tamponave përbëjnë një kërcënim të madh për mjedisin. Kjo është kryesisht për shkak të kimikateve që janë të pranishme në to. Nëse ato janë të dëmshme për mjedisin, si mund të jenë të mira për ju? Le të hedhim një vështrim në përbërësit e dëmshëm të përdorur në këto produkte të higjenës femërore:
- Dioksina
Nëse keni menduar që pecetat sanitare duken të bardha sepse pambuku i përdorur është i bardhë, e keni pasur gabim. Pambuku ka një hije kremoze dhe nuk është i bardhë. Prodhuesit përdorin një kimikat të quajtur dioksinë për të zbardhur pecetat dhe i bëjnë ato të bardha.
- Pesticidet
Jo, nuk janë spërkatur direkt mbi pecetë. Pesticidet janë të pranishme në pecetat e tilla pasi me to kultivuesit e pambukut spërkasin pambukun e pranishëm në peceta.
- Parfum artificial
Falë aromës që kanë disa lloje pecetash juve ju duket sikur jeni të freskëta gjatë periodave. Por parfumi shtohet nga prodhuesit për t’i bërë pecetat tërheqëse për blerësit. Ashtu si kimikatet e tjera, ato nuk janë të sigurta.
Rreziqet e mundshme për shëndetin nga pecetat intime
Kimikatet e përdorura në prodhimin e linesave mund të hyjnë në rrjedhën tuaj të gjakut dhe të shkatërrojnë shëndetin tuaj. Ja cilat janë disa rreziqe të mundshme shëndetësore të këtyre pecetave:
- Inflamacion në zonën e legenit;
- Kanceri në vezore;
- Dëmtim i sistemit imunitar;
- Mosfunksionimi hormonal;
- Infertilitet;
- Mosfunksionimi i tiroides;
- Alergji vaginale;
- Puçrra;
- Sëmundjet që lidhen me endometriumin.
Opsione më të sigurta për t’i përdorur gjatë periodave:
- Kupat menstruale
Ndërsa pecetat janë bërë nga produkte të pasigurta, kupat menstruale janë të bëra prej një silikoni të certifikuar mjekësor i cili është jashtëzakonisht i sigurt. Futet në vaginë dhe gjaku grumbullohet brenda në kupë. Pasi ta vendosni, mund të qëndroni pa problem deri në 12 orë! Kupat ju kursejnë lekë pasi mund t’i përdorni shumë herë dhe zgjasin me vite.
- Pecetat intime organike
Pecetat që janë organike nuk përmbajnë asnjë kimikat artificiale dhe pesticide, gjë që i bën ato një alternativë më të sigurt. Por ato nuk mund të ripërdoren dhe ju duhet të jeni të kujdesshme për mënyrën dhe vendin ku i blini.
- Pecetat prej rrobash organike
Siç sugjeron emri, pecetat ose rrobat organike janë bërë prej pambuku, bambuje ose kërpi dhe janë të mbuluara me një leckë organike. Mund t’i lani dhe ripërdorni. Ato mund të zgjasin për një vit ose më shumë, në varësi të mënyrës së si ju mund të kujdeseni për to.
Është një ide e mirë të kërkoni ndihmën e një gjinekologu nëse keni nevojë për më shumë ndihmë në zgjedhjen e produkteve higjienike që janë më të shëndetshme sesa tamponët ose pecetat.
Lexo edhe: A ndalojnë vërtet periodat kur jemi në ujë?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu