Periodat, 13 pergjigje nga ekspertet per pyetjet më të zakonshme rreth tyre

0 0

Ka shumë pyetje rreth periodave të një gruaje. Ekspertët u janë përgjigjur 13 pyetjeve më të zakonshme në lidhje me këtë çështje.

  1. Pse periodat vijnë, ndërpriten për një ose dy ditë dhe vijnë sërish?

Mjekët thonë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. “Cikli menstrual është një derdhje e rreshtimit të endometrit që zakonisht del jashtë në mënyrë të vazhduar. Ndonjëherë indet nuk derdhen në mënyrë të barabartë. Kjo, zakonisht nuk është shkak për shqetësim”.

  1. A duhet të shqetësohem nëse cikli im është shumë i shkurtër?

Ciklet ndryshojnë në gjatësi, por nëse ju vijnë periodat çdo 21 ditë ose më shpesh, këshillohet të kontrolloheni. “Ciklet më të shkurtra menstruale mund të tregojnë një lloj mosbalance hormonale, për të mos përmendur shqetësimet që sjellin periodat kaq të shpeshta”.

  1. Sa gjak mund të humbas gjatë periodave?

Humbja e gjakut ndryshon në gra të ndryshme, por në përgjithësi është midis katër lugëve dhe një filxhan. Mund të duket më shumë kur të përdorni tampon, por zakonisht nuk është aq shumë.

  1. A janë gotat menstruale të sigurta për t’u përdorur?

Gotat menstruale zakonisht përbëhen nga silikoni dhe rrallë shkaktojnë ndonjë lloj reaksioni alergjik. Ato janë përgjithësisht të sigurta për t’u përdorur. Vetëm sigurohuni që të ndiqni udhëzimet me kujdes dhe ta boshoni atë sa herë që rekomandohet, për rezultate më të mira.

  1. Çfarë është më mirë për trupin tamponi apo peceta?

“Është me të vërtetë një preferencë personale; kjo është arsyeja pse ne kemi kaq shumë mënyra për të trajtuar menstruacionet “, thotë Dr. Williams. Zgjidhni atë që funksionon më mirë për ju.

  1. A është e sigurt të kryej marrëdhënie seksuale kur jam me perioda?

Carrie Coleman mjeke obstetre gjinekologe në Spitalin e Përgjithshëm Massachusetts në Boston, i jep dritën jeshile marrëdhënieve seksuale gjatë kësaj periudhe të muajit, por paralajmëron përsëri të lini mënjanë mënyrën tuaj normale të mbrojtjes. “Në thelb, sigurimi i kontracepsionit të mirë dhe parandalimi i SST (sëmundjeve seksualisht të transmetueshme) gjatë gjithë ciklit menstrual duhet ta bëjë atë edhe më të sigurt dhe të kënaqshëm”.

  1. A jam më e rreizkuar nga infeksioni maja gjatë periodave?

Ky është një mit. Megjithatë, shmangia e sheqerit dhe konsumimi i shumë baktereve të mira mund të ndihmojnë në luftimin e infeksionit maja. Mund të konsumoni shumë kos.

  1. Pse ndihem sikur jam me grip para se të më vijnë periodat?

Kjo është zakonisht për shkak të ndryshimit të nivelit hormonal, kryesisht progesteronit, që mund të shkaktojë lëkundje të humorit dhe simptoma të lodhjes të ngjashme me ato të gripit. Nuk është aspak”fiksim” i juaji, është e gjitha shumë fizike.

  1. A duhet të shqetësohem nëse shoh grumbuj të mëdhenj gjaku gjatë periodave?

Ndonjëherë kur keni rrjedhje të bollshme, trupi juaj nuk ka kohë për të prishur gjakun e dendur menstrual, duke rezultuar në mpiksje. Nuk është asgjë për t’u shqetësuar, përveç rasteve kur madhësia e tyre duket qartë që është jo normale.

  1. A janë normale dhimbjet shumë të forta? Kur duhet të shkoj te mjeku?

“Dhimbjet e këqija nuk janë normale dhe duhet të vlerësohen nga një mjek. Nëse nuk lehtësohen me medikamente tradicionale, ju mund të keni një gjendje tjetër si endometrioza ose adenomyosis, çrregullime në mitër dhe inde menstruale. Pra, nëse qetësuesit nuk ju ndihmojnë, shkoni tek gjinekologu.

  1. Përse rrjedh gjak në mes të ciklit ndonjëherë?

Mjekët shpjegojnë se kur ju ovuloni, zakonisht mes ciklit, ka një rënie në nivelet e estrogjenit, që mund të sjellë një shkarkim. Kjo nuk është arsye për t’u shqetësuar, madje është një shenjë se gjithçka po funksionon siç duhet.

  1. Nga çfarë përbëhet saktësisht gjaku menstrual?

Gjaku menstrual përbëhet nga pjesë të indit të mitrës, qelizat nga rreshtimi i mukusit të vaginës dhe bakteret që përbëjnë florën vaginale.

  1. A është gjaku i menstruacioneve i mirë për bimët, lëkurën, apo për përdorime të tjera që mund të lexohen në internet?

Nuk ka gjasa që gjaku menstrual të jetë i mirë për lëkurën apo bimët. Megjithatë nëse doni ta përdorni në lëkurën tuaj, është zgjedhje personale.

Lexo edhe: Pse keni perioda te çrregullta ose te vonuara pas marteses?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X