Pse keni perioda të çrregullta ose të vonuara pas martesës?

0 0

Cikli menstrual i një gruaje është një pjesë kyçe e shëndetit të saj riprodhues dhe atij fizik. Periodat duhet të vijnë çdo muaj por ndonjëherë ky cikël mund të ndërpritet. Kur këto ndërprerje të bëhen herë pas here dhe periodat ju vonohen aq shumë sa e bëjnë ciklin tuaj më të vështirë për të parashikuar, kjo mund të jetë një përvojë e frikshme.

Kjo është arsyeja pse të mësuarit rreth cikleve të parregullta menstruale dhe çfarë fshihet pas tyre është thelbësore për shëndetin tuaj mendor, fizik, emocional dhe riprodhues.

Çfarë është një cikël menstrual i çrregullt?

Një cikël menstrual i çrregullt është kur dita e periodave tuaja është vonuar për shkak të një sërë arsyesh. Kjo është një dukuri e zakonshme me të cilën pothuajse çdo grua ballafaqohet të paktën njëherë në jetën e saj. Mund të jetë pasojë e një sërë arsyesh ku përfshihet dhe stresi, por mund të ketë edhe arsye të tjera. Mund të jetë një ndryshim drastik nga mjedisi ose mund të jetë gjithashtu një jetë seksuale aktive që ka ndryshuar ciklin tuaj. Shkaqet janë të shumta dhe shumica e tyre nuk janë të rrezikshme.

Shkaqet e periodave të çrregullta pas martesës

Për të qenë të qeta kur periodat tuaja vonohen, është e domosdoshme të kuptoni se cilat janë arsyet pse ndodh kjo. Më poshtë ju tregojmë 10 arsye pse këto vonesa apo parregullsi ndodhin pas martesës.

  1. Stresi emocional

Martesa është gjithmonë një bashkim i hareshëm i dy shpirtrave që bëhen një. Por kjo mund të jetë gjithashtu një periudhë shumë e vështirë. Në fund të fundit, gjatë kësaj kohe ju jeni vazhdimisht nën presion sepse ju jeni duke bërë plane për dasmën, duke u mësuar me një jetë të re pas martesës dhe duke renditur një rutinë të ekuilibruar me partnerin tuaj. Biseda se kur dhe në qoftë se dëshironi të bëni një fëmijë, angazhimi i madh që keni marrë dhe stresi emocional gjatë kësaj periudhe të jetës suaj janë vetëm disa nga faktorët që në situatat ekstreme mund të ndikojnë që periodat të vonohen. Periodat tuaja duhet të kthehen në normale sapo të mësoheni dhe kur stresi të largohet.

  1. Shtatzënia

Shumica e çifteve, pas martesës, pësojnë një ndryshim drastik në aktivitetin seksual. Ky mund të bëjë që ju të mbeteni shtatzënë dhe një nga shenjat e shtatzënisë janë edhe periodat e parregullta apo ato të vonuara.

  1. Pilula si kontraceptivë

Pilulat për të mos ngelur shtatzënë kanë efekte anësore,  dhe një nga ato më të zakonshmet që përjetohen nga gratë është një ndryshim në ciklin e tyre menstrual. Për ta përjashtuar këtë si mundësi, mund të konsultoheni me mjekun tuaj. Nëse periodat ju vonohen për shkak të këtij shkaku, mund t’i kërkoni mjekut tuaj për mjete të tjera kontraceptive që janë në dispozicion dhe po aq efektive.

  1. PCOS

Një tjetër shkak shumë i zakonshëm i periodave të vonuara është sindromi ovarian i policistike (PCOS). Kjo nuk është një sëmundje jashtëzakonisht e rrezikshme dhe mund të menaxhohet me ilaçe dhe ndryshime në stilin e jetesës.

  1. Fitimi drastik në peshë

Është shumë e zakonshme, që pas martesës, mënyra e jetesës suaj të ndryshojë. Në disa raste, kjo do të thotë të shtoni ca kile. Një nga efektet anësore të shtimit të peshës është një ndryshim në ciklin tuaj menstrual. Kjo mund të zgjidhet nëse humbisni ato kilogram shtesë.

  1. Humbje drastike në peshë

Ashtu si  fitimi në peshë, është gjithashtu e zakonshme që ju të humbni peshë me një ritëm të shpejtë, dhe kjo është një nga arsyet më të zakonshme dhe të shërueshme pse vonohen periodat.

  1. Problemet me tiroidet

Në rastet kur keni një problem me tiroidet, mund të shkaktojë vonesa ose perida të parregullta. Kjo është një nga arsyet që mjekët ju rekomandojnë të kontrolloni gjendrat tiroide çdo 6 muaj. Problemet e tilla si hipertirodizmi mund të jenë të rrezikshme kështu që është e rekomandueshme që ju të kontrolloheni tek një mjek nëse keni këtë problem ose nëse dyshoni.

  1. Ushqyerja me gji

Një efekt anësor shumë i zakonshëm i shtatzënisë dhe ai që është më pak i dëmshëm është fakti që periodat tuaja vonohen, kur ju jeni duke ushqyer me gji. Kur kujdeseni për të vegjlit tuaj, trupi juaj është ende duke u rikuperuar nga stresi i madh fizik dhe kimikatet ende nuk janë balancuar.

  1. Ndryshimet e jetesës

Në shumicën e rasteve kur datat e periodave ndryshojnë  për shkak të situatave jo mjekësore, shkaku është një ndryshim drastik në jetesë dhe mjedis. Kjo përfshin një ndryshim ekstrem të dietës dhe një rritje të papritur ose ulje të aktivitetit fizik.

  1. Parregullsitë e gjumit

Privimi i gjumit çon në stres fizik dhe kjo mund të shkaktojë perioda të çrregullta. Rekomandohet që të flini për të paktën 6-8 orë gjatë natës. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, rekomandohet që të vizitoheni tek një doktor, pasi kjo mund të jetë një shenjë e çdo gjëje nga apnea e gjumit obstruktiv deri tek depresioni. Pasi të keni një cikël të rregullt të gjumit, periodat tuaja duhet të bëhen normale nëse ka qenë ky shkaku.

Si mund të ndikojnë periodat e çrregullta në shanset tuaja për të mbetur shtatzëna?

Një frikë e zakonshme e grave është se vonesa e periodave pas martesës mund të ndikojë në shanset e tyre për të mbetur shtatzënë. Kjo është një frikë e vlefshme pasi shanset mund të jenë më të ulëta nëse shkaku i vonesës së periodave tuaja është për shkak të arsyeve mjekësore si PCOD. Në shumicën e rasteve, nëse periodat tuaja vonohen për një muaj ose dy, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Kur duhet të konsultoheni me një mjek?

Në disa raste, vonesa e periodave mund të jetë e rrezikshme dhe mund të keni nevojë për ndihmë mjekësore:

  • Nëse periodat tuaja janë vonuar për më shumë se tre muaj rresht;
  • Nëse vonesa e periodave shoqërohet me gjak në urinë dhe fece;
  • Nëse vonesa e periodave shoqërohet me të përziera dhe të vjella për më shumë se 3 ditë radhazi;
  • Nëse vonesa ose parregullsia e periodave ëshët shkaktuar nga një ilaç që sapo e keni vazhduar;
  • Nëse periodat tuaja janë vonuar dhe keni dhimbje të barkut;
  • Në rast se keni pasur marrëdhënie seksuale kohët e fundit dhe besoni se shtatzënia është arsyeja pse periodat ju janë vonuar;
  • Nëse vonesa e periodave ju shkakton ankth;
  • Kur vonesa e ciklit menstual shoqërohet gjithashtu me  humbje të oreksit.

Si të trajtoni dhe parandaloni periodat e çrregullta në shtëpi?

Kur diskutohet se si duhen kuruar periodat e çrregullta pas martesës, është e rëndësishme të theksohet se ka disa masa që mund të merrni pasi të njihni shkakun. Është thelbësore që të kërkoni këshilla mjekësore përpara se të filloni ndonjë trajtim. Hapat e përmendur më poshtë janë të sigurta dhe mund t’ju ndihmojnë në kurimin e trajtimin e periodave që ju vonohen.

  • Hani një dietë të ekuilibruar rregullisht;
  • Shmangni alkoolin;
  • Shmangni barnat;
  • Shmangni pirjen e duhanit;
  • Flini për 6-8 orë radhazi;
  • Bëni yoga;
  • Bëni ushtrime rregullisht;
  • Merrni vitamina;
  • Nëse PCOD është shkaku, merrni mjekimin e kërkuar;
  • Gjeni aktivitete që ju ndihmojnë të zvogëloni ose eliminoni stresin.

Është e domosdoshme që të mos mjekoheni vetë, në asnjë mënyrë, para se të konsultoheni me mjekun tuaj. Në shumicën e rasteve, vonesa e periodave nuk është kërcënuese për jetën dhe mund të zgjidhet me disa ndryshime të stilit të jetesës.

Lexo edhe: Rikthimi i ciklit menstrual pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X