Te jesh shtatzane dhe te mos e kuptosh, eshte e mundur kjo?

0 0

Në shumë vende të botës është bërë i njohur fenomeni i shtatzanisë, e cila nuk kuptohet nga gruaja në disa raste deri në momentin e lindjes apo pak para saj. Ju duket e pamundur? Mund të ndodhë! Dhe zakonisht vihet re tek gratë të cilat nuk kanë një perceptim të mirë të zhvillimit të trupit dhe ndryshimeve që ndodhin në të.

Sipas gjinekologes Paola Pifarotti…

Diçka e tillë ka ndodhur, konkretisht me një vajzë 20 vjeçare, e cila nuk e priste aspak një shtatzani. Pas një mungese të ciklit për një muaj, ardhja e tij ishte e rregullt dhe kështu kalojnë 7 muaj. Një ditë vajza shtrohet në spital pas 10 orësh dhimbje të pakuptueshme barku dhe atje diagnostikohet prania e një shtatzanie jashtë mitre e cila tashmë rrezikonte edhe jetën e saj.

Si është e mundur të mos kuptohet një shtatzani deri në muajin e 7?

Mjekja shprehet se kjo ndodh rrallë, megjthatë ndodh, dhe raste të tilla janë treguar edhe në emisionin Italian “Non sapevo di essere incinta”. Zakonisht ndodh tek vajzat e reja të cilat nuk i kanë shumë të qarta ndryshimet që ndodhin në trupin e tyre, dhe mbi të gjitha nuk njohin shenjat e shtatzanisë, apo që nuk kanë marrë në familje zakonin e të biseduarit në lidhje me gjëra të tilla. Kështu në mendjen e saj ajo vazhdon të mohojë praninë e një shtatzanisë së cilës i druhet vazhdimisht. Megjithatë nuk duhet të harrojmë të theksojmë se në disa raste këto shenja mungojnë në mënyrë të plotë.

Në disa raste kemi prani të ciklit

Deri në muajin e 3 mund të ketë rrjedhje gjaku shumë të vogla gjatë ditëve të ciklit të cilat zakonisht e ngatërrojnë gruan. Nga ana tjetër gratë mund të kenë një cikël shumë të çrregullt do të jetë tepër e vështirë të kuptohet mungesa e tij.

Po barku?

Pas muajit të 5 barku fillon të bëhet tepër i dukshëm, megjithatë nëse gruaja apo vajza ka një peshë të madhe trupore dhe gjërësi në zonën e barkut do ta ketë të vështirë të kuptojë barkun që rritet. Shtatzania  do të jetë gjithashtu e paimagjinueshme dhe e papranueshme sidomos nëse është marrë edhe një kontraceptiv apo ka pasur një cikël menstrual mujor, dhe kështu gruaja do të refuzojë të mendojë për një shtatzani deri në momentin që një problem i caktuar e “detyron” të shkojë në spital.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X