Rikthimi i ciklit menstrual pas lindjes

0 0

Kur shfaqet cikli i parë pas lindjes?

Cikli i parë shfaqet gjatë periudhës së lehonisë për gratë që nuk ushqejnë me gji, ndërsa për gratë që ushqejnë me gji mund të shfaqet pas rreth 60-70 ditësh nga lindja. Por, mund të ndodhë që menstruacionet të mungojnë për gjithë periudhën e laktacionit ekskluziv, për t’u rikthyer rreth muajit të 7-8-të, periudhë e cila përkon me fillimin e ushqimeve të ngurta, kjo pasi sasia e thithjeve që fëmija bën pakësohet, dhe për pasojë do të reduktohet sinteza e prolaktinës, që është hormoni përgjegjës për prodhimin e qumështit të gjirit dhe që në të njëjtën kohë frenon prodhimin e folikujve si edhe ovulimin.

Si shfaqen menstuacionet pas lindjes?

Pas lindjes gruaja përjeton një fazë “restaurimi” së të gjitha funksioneve që gjatë shtatzanisë janë ndërprerë për të mirëpritur fëmijën. Kjo fazë zgjat 6 javë dhe quhet “lehoni”. Tek gruaja lehone do të shfaqen rrjedhje gjaku të ngjashme me menstruacionet, por që në të vërtetë janë fragmente të uterusit dhe gjakut, të cilat dalin jashtë trupit. Momenti i daljes së këtyre rrjedhjeve të gjakut nuk duhet konsideruar si momenti i rikthimit të menstruacioneve, pasi këto rrjedhje janë të konsiderueshme dhe me kalimin e kohës ndryshojnë ngjyrën nga e kuqe e theksuar në të kuqe më të zbardhur.

Mund të ndodhë që menstruacionet të “zhduken” herë pas here ose mund të vijnë rregullisht çdo muaj. Në momentin që shfaqen menstruacionet, tek gruaja vihet re nje ulje e prodhimit të qumështit të gjirit.
Shumë gra besojnë se frenimi i funksionit ovarian nga hormoni i prolaktinës do t’i mbrojë nga një shtatzani tjetër, por nuk ndodh kështu. Në të vërtetë edhe pse gruaja pas lindjes mund të ketë mungesë cikli, mund të jetë në gjendje të nisë një shtatzani të re edhe gjatë gjidhënies.

Ndryshimet që pëson cikli mentrual pas lindjes

Pasi kanë kaluar 40 ditë nga lindja, cikli mund të shfaqet ndryshe nga mënyra që shfaqej para shtatzanisë. Ndryshimet mund të jenë në kohëzgjatje, sasinë e fluksit, shqetësimet që shkakton tek gruaja, duke bërë që në muajt e parë të jenë të çrregullta, dhe më pas të rregullohen në mënyrë spontane.

Vihet re se fluksi i menstruacioneve ndryshon ndjeshëm, pra mund të bëhet shumë i ulët ose shumë i madh. Shpesh pjesë e ndryshimeve mund të bëhen edhe dhimbjet menstruale, duke bërë që shumë nëna që më parë kanë pasur një cikël jo të dhimbshëm të kenë tani një me dhimbje të mëdha dhe anasjelltas.

Këto ndryshime dhe çrregullime të ciklit varen nga ndryshimet psiko-fizike që gruaja ka pësuar gjatë shtatzanisë, dhe për pasojë cikli do të regullohet në momentin që edhe trupi është “normalizuar”.

Lexoni edhe: Simptomat e ciklit menstrual apo te shtatzanise?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X