X

Kryesore

Simptomat e ciklit menstrual apo shtatzanise?

Shpesh gruaja mund të ngatërojë sindromën premenstruale (para ciklit menstrual) me shenjat e shtatzanisë. Dhe për të qartësuar më mirë simptomat gruaja duhet të dijë se:

Sindroma pre-menstruale: simptomat mund të shfaqen 7-10 ditë para ardhjes së ciklit menstrual. Por cilat janë konkretisht shenjat që shfaqen?

Gruaja mund të ndiejë:

  • Dhimbje dhe fryrje gjoksi si edhe dhimbje koke apo vështirësi në të përqëndruar;
  • Nevojë për gjumë;
  • Rritje në peshë si edhe fryrje në fund të barkut;
  • Diarre, të vjella, konstipacion;
  • Ulje të nivelit të urinimit;
  • Gjendje depresive shoqëruar me kriza të qarash apo ndjesi demotivimi;
  • Gjendje e irrituar si edhe luhatje humori;
  • Rritje e dëshirës për ndonjë ushqim të caktuar (për shembull cokollatës);

Këto shenja zhduken pasi cikli përfundon.

Simptomat e shtatzanisë: këto simptoma fillojnë të shfaqen 4-5 javë pasi kanë kaluar menstruacionet. Gruaja mund të ndiejë:

  • Lodhje, dhimbje koke, fryrje të gjoksit, irritim dhe luhatje humori, mungesë apo vështirësi në të përqëndruar (simptoma që shfaqen në kohën e ciklit si edhe janë mjaft të ngjashme me ato pre-menstruale).

Në këtë fazë ajo që shkakton “sinjalin e alarmit” është mungesa e ciklit. Pak a shumë në momentin që do të mungojë cikli gruaja do të ndiejë:

  • Të përziera;
  • Gjoks të fryrë dhe thitha më të mëdhenj dhe të errët;
  • Lodhje, gjendje gjumi si edhe ndjesi më të madhe ndaj aromave;
  • Rrjedhje gjaku nga vendosja e embrionit në mitër shoqëruar në disa raste edhe me kontraksione të lehta të njëjta me ato para ciklit.

Testi i shtatzanisë duhet të kryhet rreth 7 ditë pas mungesës së ciklit pasi në të kundërt mund të rezultojë fals.

Lexoni edhe: Si te kuptoj nese jam shtatzane?

Comments

comments

Loading...
Me shume ne: Nje guide rreth shtatzanise
cfare duhet te dini per epiduralin
Lindja pa dhimbje, gjithcka rreth epiduralit

Anestezia epidurale është metoda më e mirë për ta bërë lindjen më pak të dhimbshme, e cila është një anestezi...

Close