Rikthimi i ciklit menstrual pas lindjes mund të ndodhë në periudha të ndryshme për gra të ndryshme dhe kjo gjë do të varet edhe nga mënyra e ushqyerjes së fëmijës.
Si ndikon ushqyerja me gji në rikthimin e menstruacioneve pas lindjes?
Thithja e fëmijës dergon një sinjal në trurin e gruas për të frenuar hormonin që stimulon ovulacionin dhe efikasiteti i kësaj varet edhe nga forca si edhe nga frekuenca me të cilën fëmija thith. Pra nëse gruaja do të ushqejë fëmijën e saj me gji cikli do të shfaqet me vonesë, dhe nëse kjo ushqyerje do të jetë frekuente si ditën edhe natën, cikli mund të shfaqet pas rreth një viti nga lindja. Nëse fëmija nuk pi pothuajse kurrë gjatë natës cikli mund të rikthehet pas 3-8 muajve.
A mund të mbetem shtatzanë nëse ushqej me gji?
Absolutisht nuk duhet të përdorni gjidhënien si një metodë mbrojtëse. Për këtë duhet të përdorni një kontraceptiv të caktuar. Do të evitoni kështu të ngjizni një shtatzani edhe nëse nuk keni ende cikël.
Po nëse nuk ushqej me gji?
Zakonisht cikli rikthehet pas 6 javësh- 3 muaj nga lindja. Cikli i parë pas lindjes mund të jetë me fluks shumë të madh dhe mund të ndodhë që muajin tjetër të mungojë për të vazhduar më pas të shfaqet sërish. Ciklet e para mund të jenë jo të rregullta dhe më pas gjithçka do të rregullohet.
Lexo edhe: Simptomat e ciklit menstrual apo shtatzanise?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu