7 gjërat që nuk i pëlqejnë gjinekologut tuaj sa here shkoni për vizitë

0 0

Askujt nuk i pëlqen të shkojë tek gjinekologu. Në varësi të nivelit tuaj të rehatisë, mund të ndjeheni mirë ose shumë keq para kontrollit që do t’ju bëjë mjeku. Por këto vizita janë një domosdoshmëri absolute.

Është krejtësisht normale të ndjeheni nervoze në takimin me doktorin tuaj. Në fund të fundit, nuk është diçka e përditshme të na vizitojnë dhe prekin në vendet më intime. Megjithatë është e rëndësishme të mbani mend se gjinekologët janë për të na ndihmuar dhe jo për të na gjykuar.

Duke e parë mjekun tuaj si një aleat dhe një burim informacioni  të paçmuar, mund t’i shmangni disa prej këtyre zakoneve të cilat nuk u pëlqejnë mjekëve.

1.Të kërkoni falje se nuk jeni pastruar në mënyrë të përkryer.
Ose, në rast se nuk jeni pastruar fare. Nëse jeni zakonisht perfeksioniste me mbajtjen nën kontroll të qimeve pubike, nuk është për t’u habitur nëse mund të ndiheni sikur keni borxh një lloj shpjegimi apo faljeje për personin që do të jetë afër dhe do të shikojë situatën… por është krejtësisht  e panevojshme. Përtej të gjithave, qimet pubike janë 100 për qind natyrore dhe s’ka asgjë për t’u ndier e turpëruar.

2.Refuzimi i vaksinave të rekomanduara.
Natyrisht, vaksinat janë një çështje e nxehtë. Falë internetit, të gjitha nënat kanë edukimin mjekësor të një mjeku (ose kështu mendojnë). Për Dr. Topel, është e vështirë të shikosh pacientet shtatzëna që të refuzojnë vaksinat – veçanërisht vaksinat e gripit dhe TDAP – që mund të jenë kaq të dobishme për fëmijët dhe foshnjat e tyre të palindura.

3.Përdorimi i shumë produkteve të pastrimit brenda në pjesën intime.
Ju jeni një fanatike ë pastër dhe ju pëlqen të mbani pastër gjithçka që mban erë dhe të ndjeheni të freskëta. Kjo eshte gjë e mire! Megjithatë, kur është fjala për vaginën tuaj, më pak është zakonisht më shumë. Vaginat tona janë vetë pastruese dhe mund të bëjnë punën e tyre pa ndonjë ndihmë të veçantë nga shampot intime, dushet dhe sprucuesit.

4.Vet diagnostikimi (dhe vetë-trajtimi).
Kjo është një sjellje që i inatos doktorët gjithmonë. Për shumë prej nesh, gjëja e parë që bëjmë kur kemi simptoma të pakëndshme ose madje alarmuese është të kërkojmë në google. Natyrisht, kjo mund të përfundojë duke shkaktuar probleme më të mëdha. Për shembull… shumë gra nxitojnë për të blerë mjekimet mbi infeksionet e majave, nëse ato përjetojnë simptomat e rreme, por nuk është gjithmonë aq e thjeshtë. Shumë gra mendojnë se kruajtja dhe djegia në zonën vaginale vetëm sinjalizojnë një infeksion maja, por kjo nuk është e vërtetë. Këto simptoma janë indikative për një sërë kushtesh, duke përfshirë herpes gjenital. Çdo grua që përjeton siklet dhe simptoma të parregullta në zonën vaginale duhet gjithmonë të konsultohet me gjinekologun.

5.Nuk jeni të sinqerta për sjelljet seksuale.
Tregimet për situatat seksuale zakonisht janë të rezervuara për të dashurin apo bashkëshortin, por është shumë e rëndësishme të jeni të sinqerta me gjinekologun për aktivitetin tuaj seksual. Mjekut nuk i interesojnë historitë tuaja por ato mund të shërbejnë në diagnozën e duhur. Gjithashtu duke treguar të vërtetën në lidhje me jetën tuaj seksuale, do t’ju lejojë ju dhe mjekut tuaj për të diskutuar për kontracepsionin dhe për të gjetur një metodë që funksionon më mirë për ju nëse doni të ngeleni shtatzëna.

6.Anashkaloni takimet rutinë.
Ka shumë raste kur ndiheni mirë dhe e keni kohën e mbushur duke bërë që të anashkaloni takimet për kontroll tek gjinekologu të paktën njëherë në vit. Këto vlerësime vjetore ofrojnë një mundësi të shkëlqyeshme për të këshilluar pacientët për kujdesin parandalues dhe për të referuar për shërbimet që rekomandohen. Përveç kësaj, ekzaminimet rutinore të legenit dhe shenjat e pap testit mund të shpëtojnë jetën. Këto teste nuk bëhen aq shpesh sa mendoni. Për shembull, pap testi rekomandohet çdo tre vjet për gratë e moshës 21-39 vjeç. Testimi vjetor i SST (Semundjet seksualisht të transmetueshme) rekomandohet për gratë me faktorë të caktuar të rrezikut, duke përfshirë partnerë të shumtë ose një partner të ri.

7.Anuloni takimin tek mjeku sepse ju kanë ardhur periodat.
Ju mund të mendoni se jeni duke i bërë mjekut tuaj një favor të madh duke anuluar ose riorganizuar takimin tuaj në këto raste, por kjo mund të jetë një bezdi. Është mirë që të shkoni tek doktori gjithsesi dhe më pas ai planifikon se si do ta bëjë vizitën.

Lexo edhe: 10 pyetjet qe stepemi t’ia bejme gjinekologut

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X