10 pyetjet qe stepemi t’ja bejme gjinekologut

0 0

Shtatzania është një gjendje e cila fal shumë gëzim në jetën e çiftit, por jo vetëm. Ndërsa brenda barkut rritet fëmija, nëna dhe babai ndiejnë frikë dhe ankth për çdo gjë.
Shpesh gruaja mund të ketë shumë pyetje për t’i bërë gjinekologut, ndër të cilat disa mund të jenë të sikletshme. Ndërsa ju keni dyshimet tuaja nëse duhet apo jo t’i bëni gjinekologut tuaj një pyetje rreth seksit në shtatzani etj, ne po ju sjellim përgjigjet për disa nga pyetjet më të shpeshta që gruaja ka.

1. Mund të defekoj gjatë lindjes?
Sipas gjinekologes Mary Rosser, mjeke në Montefiore medical center nel Bronx të New York, gruaja nuk duhet të shqetësohet në lidhje me këtë, pasi në atë moment askush nuk e gjykon. Pra gruaja mund të defekojë gjatë të shtyrave, pasi rektumi është i pozicionuar poshtë uterusit, dhe për pasojë duke shtyrë ajo krijon presion në atë zonë, gjë e cila e boshatis atë. Ju nuk duhet të shqetësoheni pasi në atë moment i gjithë personeli mjekësor është i fokusuar tek fëmija dhe jo tek këto “probleme”, dhe të njëjtën gjë duhet të beni edhe ju.

2. Si do të jetë gjendja e organeve të mia gjenitale pas lindjes? Do të mbetem e hapur përgjithmonë?
Jo. Vagina është në gjendje të zgjerohet në mënyrë që të krijojë kushtet e duhura për nxjerrjen e fëmijës jashtë, për t’u kthyer më pas në kushtet normale. Nëse do të kryeni disa ushtrime për përforcimin e zonës pelvike rikuperimi do të ishte më i shpejtë.

3. Kam marrë shumë peshë gjatë shtatzanisë?
Kjo nuk është një çështje për të cilën të ndiheni në siklet. Pesha është një kusht shumë i rëndësishëm për ecurinë e mirë të shtatzanisë dhe shëndetin e gruas dhe fëmijës.

4. Është e vërtetë që pas lindjes nuk do ta kontroloj dot fshikëzën e urinës?
Gjatë shtatzanisë fshikëza dobësohet dhe kjo do të vihet re edhe gjatë muajve të parë pas lindjes, kryesisht deri në muajin e tretë, por situata mund të ndryshojë edhe pas javës së gjashtë.

5. Bashkëshorti im mendon se marrëdhëniet seksuale dëmtojnë fëmijën, për këtë arsye jemi duke i evituar
Kjo është një frikë fare e pavend, pasi uterusi nga vagina është mjaftueshëm larg, dhe fëmija nuk pëson asnjë rrezik, madje nuk ndien asnjë shqetësim.

6. Përse marrëdhëniet seksuale janë të dhimbshme pas lindjes?
Ardhja në jetë e fëmijës është një traumë për trupin, dhe për pasojë ka nevojë për pak kohë në mënyrë që të rikuperojë. Nëse gruaja ushqen me gji mund të ketë probleme për shkak të nivelit të lartë të estrogjenit, gjë e cila mund të shkaktojë dhimbje si pasojë e një lubrifikimi jo të mirë. Në këtë rast këshillohet përdorimi i një lubrifikuesi, deri në momentin që trupi do të marrë veten. Nëse edhe pas disa muajve kjo gjendje vazhdon duhet të flisni me mejekun.

7. Është normale urinimi kaq i shpeshtë në shtatzani?
Kjo ndodh për shkak të rritjes së nivelit të hormoneve si edhe për shkak të rritjes së fluksit të gjakut në pjesën e legenit. Duhet të lajmëroni mjekun nëse urinimi bëhet i dhimbshëm, apo urina ka pamje të ngjashme me ujin, pasi mund të bëhet fjalë për një infeksion ose carje të ujërave.

8. Kam shumë gazra, është normale?
Rritja e nivelit të hormoneve gjatë shtatzanisë ndikon edhe në sistemin gastro-intestinal, duke ulur efikasitetin e tij. Problemet e para që mund të shfaqen janë të përzierat dhe fryrjet, por gjatë shtatëzanisë mund të shfaqen edhe probleme me tretjen dhe refluks. Pra çdo gjë është normale.

9. Çfarë mund të bëj për të reduktuar problemet me tretjen?
Përsa i përket konstipacionit idealja do të ishte një dietë e pasur me fibra, pra fruta, perime si edhe konsumimi i një sasie të madhe uji. Nëse do të lindë nevoja mund të merrni hidroksid magnezi ose një laksativ, gjithmonë me rekomandimin e mjekut. Përsa i përket refluksit duhet të hani pak dhe shpesh si edhe të flini me jastëk të lartë.

10. Çfarë ndodh nëse në momentin që fillon lindja unë jam në gjumë?
Mund të ndodhë që gruaja të mos e ndiejë momentin e plasjes së ujërave, pasi në disa raste ndodh në sasi të pakët dhe mund të ngatërrohet me urinimin e pavullnetshëm. Nëse keni dyshime flisni me mjekun. Ndërkohë mos u shqetësoni për kontraksionet pasi është e pamundur të mos i kuptosh edhe në gjumë.

Lexoni edhe: Dhimbjet e barkut ne shtatzani

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X