Pesha ne shtatzani, sa kg duhet te marrim?

0 0

Pesha gjatë shtatzanisë është një motiv që shpesh i shqetëson shumë gratë shtatzëna, sidomos nëse ato kuptojnë se nuk janë në limitet e duhura. Por cilat janë limitet në fjalë? Si mund të mbahet nën kontroll pesha?
Rëndësia e një ushqyerje të mirë
Gjatë shtatzanisë nuk është e nevojshme që gruaja të konsumojë sasi të mëdha ushqimi, por ajo duhet të ndjekë një dietë shumë të ekuilibruar dhe të shumëllojshme në mënyrë që t’i sigurojë fëmijës elementët e nevojshëm për t’u rritur dhe zhvilluar normalisht. Konkretisht fëmija ka nevojë për karbohidrate, dhe kryesisht për ato komplekse ai për shembull buka dhe orizi, këshillohet përdorimi i yndyrnave të mira si për shembull vaji i ullirit, proteinave vegjetale, vitaminave, hekurit dhe kalçiumit.
Gjatë shtatzanisë një grua me peshë normale duhet të marrë rreth 300 kcal (kalori) në ditë, një grua mbipeshë duhet të marrë 200 kcal në ditë, dhe nëse ajo është shumë mbipeshë apo nuk kryen aktivitet fizik nuk duhet të marrë më shumë se 100 kcal në ditë.
Rëndësia e një ushqyerje të mirë nuk lidhet vetëm me parandalimin e shfaqjes së komplikacioneve në shtatzani, por edhe me favorizimin e funksionimit të mirë të metabolizmit të fëmijës së vogël. Shumë studime kanë provuar se sëmundje të ndryshme tek fëmija, si për shembull diabeti tip 2, janë shkaktuar nga një rregjim jo i mirë ushqimor që nëna ka ndjekur gjatë shtatzanisë.
Kam peshën e duhur trupore gjatë shtatzanisë?
Ajo që tregon se cila është pesha e duhur që gruaja duhet të marrë gjatë shtatëzanisë është BMI-ja e saj, i cili është treguesi i masës trupore të gruas dhe llogaritet duke mbledhur gjatesinë në metër me veten e saj dhe duke e pjestuar me peshën trupore. Zakonisht BMI del midis 18 dhe 25. Nëse shifra është më e vogël se 18 personi është nën peshë dhe nëse shifra është midis 26 dhe 29 personi është mbipeshë. Nëse BMI është baraz apo mbi 30 gruaja konsiderohet obeze. Zakonisht gruaja rekomandohet të shtojë midis 7-9 kg nëse gruaja është mbiepshë dhe 6 kg nëse nëna është obeze. Nëse nëna e ardhshme është me peshë normale ajo rekomandohet të shtojë rreth 10-11 kg, dhe pak më shumë nëse është nënpeshë.
Para ngjizjes së fëmijës
Obeziteti është armiku i fertilitetit dhe këtë e dëshmojnë studime të ndryshme. Sipas tyre një peshë e madhe trupore dhe funksionim jo i mirë i metabolizmit të gruas lidhen me një funksionim jo të mirë hormonal, gjë e cila bllokon edhe ovulimin e gruas. Gjithashtu gruaja duhet të ketë nën kontroll peshën e saj pasi obeziteti mund të ndikojë edhe në cilësinë e vezëve duke shkaktuar edhe abort spontan në disa raste gjatë javëve të para të shtatzanisë. Pesha e madhe trupore do të ndikojë negativisht edhe në rast se gruaja do t’i nënshtrohet fertilizimit In Vitro.
Nga ana tjetër edhe një peshë shumë e vogël trupore do të ndikojë negativisht në aftësitë riprodhuese të gruas, të cilat duke pasur një shtresë shumë të pakët dhjamore do të kenë edhe një prodhim më të pakët të estrogjenit. Pikërisht prodhimi jo i mirë i hormoneve do të ndikojë negativisht në ciklin menstrual të gruas, duke bërë që ai të jetë shumë i çrregullt. Gjithashtu pesha është shumë e rëndësishme edhe për ecurinë e mirë të shtatzanisë si edhe për zhvillimin e mirë të fetusit.
Çfarë shkakton pesha e madhe gjatë shtatzanisë?
• Pre-eklampsia

Është një patologji që në më të shumtën e rasteve shfaqet rreth javës së 20 të shtatzanisë. Ky shqetësim konsiston në rritjen e presionit të gjakut dhe proteinave, pra vihet re një numër shumë i lartë i proteinave në urinë. Kjo sëmundje mund të shkaktojë shkëputje të placentës, mosfunksionim të veshkave, edeme pulmonare, hemoragji cerebrale ose abort spontan.
• Diabeti gestacional
Vihet re një rritje jo normale e glicemisë, pra e përqëndrimit të sheqerit në gjak. Kjo gjendje mund të shkaktojë probleme kardiake tek fëmija apo vdekje prenatale, nëse nuk trajtohet. Obeziteti shkakton një rezistencë të fortë të trupit ndaj insulinës dhe për këtë arsye gratë të cilat kanë peshë të madhe trupore janë shumë të rrezikuara për t’u prekur nga diabeti.
• Makrosomia
Gratë të cilat gjatë shtatzanisë kanë peshë të madhe trupore kanë rrezik për të lindur fetus me makrosomi (me peshë mbi 4.5 kg), gjë e cila mund të shkaktojë probleme në lindje, e cila zakonisht kryhet në mënyrë çezariane.

Per me shume informacion: 10 rregullat kryesore per nje ushqyerje te mire gjate shtatzanise






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X