Pre-eklampsia

0 0

Pre–eklampsia eshte shume me e perhapur se c’mendohet. Ne te vertete eshte nderlikimi me i zakonshem mes nderlikimeve serioze te shtatzanise. Pre-eklampsia mund te marre trajten e nje semudje te rrezikshme, madje edhe kercenuese per jeten, edhe pse sot per sot nuk eshte studiuar aq mire sa te mund te parandalohet.
Cfare eshte pre-eklampsia?
Eshte nje semundje qe shfaqet vetem gjate shtatzanise de mund te preke njekohesisht nenen dhe femijen e palindur. Ne me te shumten e rasteve semundja eshte e lehte, por ka edhe nje forme serioze, qe mund te jete e rrezikshme. Mes nderlikimeve me serioze, meritojne te permenden konvulsionet, te njohura me emrin “eklampsi”.
Ke prek?
Ne formen e saj me te zakonshme, pre-eklampsia prek perafersisht nje ne 10 gra. Nga grate shtatzana, me ne rrezik jane ato qe behen nena per here te pare, grate mbi 40 vjec, grate me BMI mbi 35, grate me nje histori familjare te pre-eklampsise, kur kane kaluar 10 vjet ose me shume nga shtatzania e meparshme, grate qe vuajne nga tensioni I larte arterial, diabeti ose semundje te veshkave, ato gra qe kane binjake ose trinjake ose me shume dhe ato gra qe kane vuajtur nga pre-eklampsia me pare.
Cfare e shkakton pre-eklampsine?
Pre-eklampsine e shkakton nje problem ne placente, qe e pakeson ushqimin e femijes me gjak. Ky problem shfaqet heret gjate shtatzanise, por semundjen e shkakton shume me vone. Zakonisht semundja shfaqet gjate javeve te fundit te shtatzanise.
Cilat jane shenjat e pre-eklampsise?
Shenjat e kesaj semundjeje jane: tensioni i larte arterial, proteina ne urinen e nenes dhe ndonjehere rritja e pamjaftueshme e femijes.
Si kurohet?
Grate me pre-eklampsi duhen mbajtur nen kontroll. Zakonisht mbahen ne spital dhe mund te marrin mjekime per uljen e tensionit arterial. Pas lindjes, me largimin e placentes nga trupi, pre-eklampsia zhduket vetvetiu. Kjo ndodh pasi problemin e shkakton pikerisht placenta. Per kete arsye grave me kete semundje ju kerkohet ta lindin femijen me heret. Nje ne 20 grave ju rikthehet perseri.
A mund te paradalohet pre-eklampsia?
Disa mjeke mendojne se doza te vogla aspirine te marra cdo dite nen mbikqyrjen e mjekut mund te ndihmojne ne disa raste.
Cfare duhet te bejne ato gra qe e kane pasur me pare pre-eklampsine?
Ato gra qe e kane pasur me pare kete problem duhet te keshillohen me eksperte, te kerkojne kontrollete shpeshta gjate shtatzanise, te paraqiten rregullisht per vizita dhe te njoftojne mjekunper te gjitha shenjat dhe simptomat qe vene re te vetja.
Pre-eklampsia dhe ju
Pasi te jeni shtruar ne spital, tensionin arterial dhe urinen do t’jua kontrollojne shpesh. Ne qofte se tensioni ju rritet shume mund t’ju duhet te merrni mjekim per ta ulur. Ky mjekin nuk do t’I beje keq femijes se palindur. Pre-eklampsia prek shume pjese te trupit, prandaj mund t’ju bejne kontrolle te melcise,veshkave dhe sistemit te mpikjes se gjakut. Mjeket dhe mamite qe kujdesen per ju mund te duan te dine si ndiheni, sepse nese nuk do te ndiheni mire kjo mund te jete shenje se semundja po perkeqesohet.
Pre-eklampsia dhe femija juaj
Pre-eklampsia prek edhe femijen tuaj te panlindur., prandaj femija duhet kontrolluar rregullisht per te pare nese po rritet mire ose per te zbuluar ndonje shenje te dickaje qe nuk shkon. Disa femije mbeten ne gjendje te mire shendetesore edhe kur nena vuan nga nje forme e rende pre-eklampsie. Megjithate ne rast se femija ka shenja se nuk po ecen mire, mjeku mund t’ju keshilloje ta lindni para kohe.
Lindja dhe me pas
Po te keni pre-eklampsi, ka shume mundesi t’ju kerkohet te lindni para kohe ose me ane te nje operacioni cezarian. Ju dhe femija do te mbaheni nen kontroll te vazhdueshem gjate lindjes. Pasi te kete lindur femija, ju do te permiresoheni shpejt. Megjithate, mund te duhet te kalojne disa dite, jave ose edhe muaj qe tensioni arterial t’ju kthehet ne vlera normale. Ne rast se femija juaj lind para kohe, mund te kete nevoje per kujdes te posacem, per pak kohe. Femija qe lind normal ose e merr veten mire nga nje lindje e parakohshme nuk do te kete probleme.
Nuk eshte faji juaj!
Pre-eklampsia nuk shkaktohet nga vese te keqia as parandlohet nga zakone te mira te te jetuarit. Tensioni i larte arterial shkaktohet nga semundja, jo nga stresi, shqetesimi i tepruar ose puna e rende. Ju vete nuk keni asnje faj!
Ne qofte se nuk ndiheni mire…
Shume gra me pre-eklampsi ndihen mire. Megjithate, nese nuk do te ndiheni mire kjo mund te jete nje nga shenjat e para te semundjes, ose nje shenje se semundja po perkeqesohet.
Tregoni kujdes nese keni:
– Dhimbje koke te forta dhe te zgjatura
– Turbullim te pamjes, njolla drite ose njolla te tjera ne fushepamje
– Dhimbje te forta poshte brinjeve, sidomos ne anen e djathte
– Te vjella (jo te vjellat e muajve te pare te shtatzanise)
Keto nuk jane gjithmone tregueset e semundjes te pre-eklampsise, por per te qetesuar veten, mire eshte qe nese do t’ju shfaqen pas javes te 20-te te shtatzanise te njoftoni menjehere mjekun.

Lexoni edhe: Albumina e larte ne shtatzani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X