Tensioni arterial dhe kontrolli i urines, perse jane te domosdoshme te kontrollohen ne shtatzani

0 0

Sa herë që keni takim me mjekun gjatë shtatzanisë, duhet t’ju kontrollohet tensioni arterial dhe urina. Kjo bëhet sepse ndryshimet në tensionin arterial ose në urinë mund të jenë shenja të një problemi të shtatzanisë që quhet pre-eklampsi. Kjo sëmundje mund t’ju rrezikojë ju ose fëmijën tuaj, në qoftë se nuk kuptohet herët.
Çfarë është tensioni arterial?
Tensioni arterial është forca me të cilën zemra ju pompon gjakun në trup. Tensioni arterial ndryshon nga një njeri në tjetrin. Ndryshon gjithashtu gjatë ditës, si dhe në vartësi të çka jeni duke bërë. Për gratë, një tension prej mesatarisht 110/70 ose 120/80 është normal.
Po sikur ta kem të lartë tensionin arterial?
Stresi, shqetësimet ose veprimtaria e shtuar mund t’jua ngrenë tensionin për një farë kohe. Por në rast se tensioni mbetet në vlera të larta, mund të jetë shenjë e pre-eklampsisë. Mjekët dhe mamitë zakonisht fillojnë të shqetësohen në rast se vlerat i tejkalojnë shifrat 140/90. Në rast se keni tension të lartë arterial, mjeku ose mamia do t’jua matin më shpesh. Sa herë që e bëjnë këtë, duhet t’ju kontrollojnë edhe urinën, për të parë nëse ka proteina.
Kontrolli i urinës për proteina
Nga kontrolli i urinës mund të merren të dhëna të rëndësishme për gjendjen shëndetësore tuajën dhe të fëmijës. Urina duhet kontrolluar të paktën një herë për infeksion, sepse infeksionet janë të shpeshta gjatë shtatzanisë. Por urina duhet të kontrollohet edhe për proteinë, sa herë që shkoni për t’u vizituar, meqë proteinat në urinë mund të jenë shenjë e pre-eklampsisë.
Po sikur të ketë proteina?
Ka shumë mundësi të keni pre-eklampsi, prandaj do të keni nevojë për kujdes shëndetësor të posaçëm. Urinën do t’jua kontrollojnë për shkaqe të tjera të proteinave, si për shembull një infeksion.

Lexoni edhe: Fryrja e kembeve gjate shtatzanise






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X