Gjatë shtatzanisë problemet që mund të shfaqen janë të shumta dhe ndonjëherë ato mund t’ju vendosin në dilemë në lidhje me mënyrën si duhet të veproni.
Por si duhet të veprojmë në lidhje me disa raste specifike?
Çfarë të bësh nëse ke:
Dhimbje koke prej shumë orësh: pi një tabletë paracetamoli dhe shiko nëse bën efekt. Në qoftë se nuk ka efekt shtrihu me kurriz në krahun e majtë dhe pas 10 minutash mat tensionin e gjakut. Në rast se ke vlera me të larta se 140/90 mmHg për më shumë se dy herë rresht atëherë shko tek ndihma e shpejtë.
Një sindromë ftohje ose gripi: mund të pish paracetamol (maksimumi 3 në ditë, përtabletat prej 500mg), pusho në shtëpi dhe nëse problemi nuk zgjidhet fol me mjekun.
Të kruara prej disa ditësh në të gjithë trupin: fol menjëherë me mjekun.
Dhimbje në fund të barkut, por jo rrjedhje gjaku: nëse dhimbja nuk është shumë e fortë mundohu të pushosh në shtëpi; nëse nuk ke pasur jashtëqitje prej më shumë se 3 ditësh, merr një klister të vogël në farmaci në mënyrë që të stimulohet defekimi, nëse dhimbja nuk reduktohet fol me mjekun.
Duart dhe këmbët e fryra të shoqëruara me dhimbje koke: fol menjëherë me mjekun
Shko menjëherë në spital nëse:
• Ke rrjedhje gjaku ose lëngu (e ngjashme me urinën por pa aromë);
• Ke dhimbje të forta në fund të barkut ose kontraksione dhe dhimbje shpine;
• Ke matur tensionin e gjakut dhe vlerat janë më shumë se 140/90 mmHg për më shumë se dy herë;
• Të ka rënë të fikët;
• Je rrëzuar aksidentalisht;
• Fëmija lëviz më pak se zakonisht (më pak se 7 lëvizje në ditë duke u nisur afërsisht nga java e 20-të).
Lexoni edhe: Pyetje nga nenat dhe pergjigjet perkatese nga gjinekolgia Enriketa Kroi
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu