Dhimbja e kokës është një nga shqetësimet më të zakonshme të shtatzanisë. Dhimbjet e kokës mund të shfaqen në çdo kohë, por ato kanë tendencë të jenë më të shpeshta gjatë tremujorit të parë dhe të tretë.
Çfarë i shkakton dhimbjet e kokës në shtatzani?
Gjatë tremujorit të parë, trupi juaj përjeton një rritje të hormoneve dhe një rritje të vëllimit të gjakut. Këto dy ndryshime mund të shkaktojnë dhimbje koke më të shpeshta. Dhimbjet e kokës përkeqësohen më tej nga stresi, lodhja etj.
Shkaqet:
- Mungesa e gjumit
- Sheqeri i ulët i gjakut
- Dehidratimi
- Eleminimi i kafeinës
- Stresi (për shkak të ndryshimeve të shumta)
Mund të ndodhë që gratë që kanë vuajtur nga migrena përpara shtatzanisë, të qetësohen në periudhën e pritjes së fëmijës.
Dhimbjet e kokës gjatë tremujorit të tretë lidhen me lodhjen dhe tensionin nga mbajtja e peshës së barkut që bëhet më e rëndë.
Çfarë mund të bëni për të trajtuar dhimbjet e kokës gjatë shtatzënisë?
- Praktikoni sitl jetese sa më të qetë e normal
- Pushoni shumë
- Bëni aktivitet fizik
- Hani ushqime të balancuara mirë
- Aplikoni kompresa të ftohta ose të ngrohta në kokë ose rreth syve.
- Bëni masazh
- Bëni dush me ujë të ngrohtë
Gjithashtu duhet të eleminoni këto produkte, të cilat mendohet të jenë shkaktarët kryesorë për përkeqësimin e gjendjes suaj:
- Çokollata
- Alkoolo
- Kosi
- Djathë i vjetër
- Mish të përpunuar (sallam)
Medikamentet
Për sa i përket medikamenteve, është mirë të mos i konsumoni fare, por nëse dhimbjet e kokës bëhen të padurueshme duhet të pyesni patjetër mjekun se çfarë ju lejohet të merrni.
Lexo edhe: Dhimbjet e barkut ne shtatzani
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu