Kruajtjet e lekures gjate shtatzanise dhe rreziku per femijen

0 0

Disa shtatzani mund të shfaqin komplikacione të tilla si rreziku për abort apo gjakderdhja, të cilat njihen nga nëna për rrezikun që ato paraqesin. Disa kushte të tjera mund të dëmtojnë nënën dhe fëmijën, por gjithsesi janë më pak të njohura për të. Një prej tyre është edhe kolestaza obstetrike, e cila është një një gjendje shumë serioze e shkaktuar nga mëlcia, si pasojë e së cilës nëna ndien kruajtje të mëdha, dhe në disa raste mund të preket edhe nga verdhëza, ndërsa fetusi mund të rrezikojë jetën.

Kruajtjet e lëkurës gjate shtatzanisë

Kruajtjet e lëkurës janë shumë normale gjatë shtatzanisë duke qënë se fluksi i gjakut në shtresat e lëkurës rritet ndjeshëm, por jo vetëm pasi një situatë të tillë e shkakton edhe tërheqja e lëkurës si pasojë e hapjes që ajo pëson. Kjo kruajtje është e ndryshme nga ajo që shkakton kolestaza obstetike, të cilat në këtë rast do të jenë shumë intensive dhe zakonisht fillojnë në javën 25-28 të shtatzanisë. Situata mund të përkeqësohet kryesisht gjatë natës, duke prekur më shumë krahët, këmbët, dhe pëllëmbët e duarve, pa harruar të përmendim se në disa raste mund të shfaqen kruajtje intensive edhe në fytyrë, në gjoks dhe në pjesën e pasme të trupit. Shpesh gruaja mund të paraqitet me dëmtime dhe gërvishtje në lëkurë si pasojë e kruarjeve të saj, të cilat mund të komplikohen duke u prekur nga infeksione bakteriale. Si pasojë e kruajtjeve intensive edhe thonjtë e gruas mund të paraqiten të shndritshme dhe të lëmuara. Simptomat mund të jenë prezente për disa ditë ose disa javë dhe në këtë rast duhet bërë një test që bën diagnostikimin e mosfunksionimit korrekt ose jo të mëlçisë. Situata shpesh zgjidhet pas lindjes.

Shkaqet

Shkaqet që e shkaktojnë këtë problem mendohet se janë hormonet e nënës të cilët ndikojnë edhe në aftësinë e mëlçisë për të transportuar disa substance të caktuara kimike si për shembull bilën. Këto substanca kimike akumulohen në gjak duke shkaktuar stimulimin e nervave që ndodhen poshtë lëkurës, gjendje e cila shkakton kruajtje të mëdha tek gruaja.

Verdhëza dhe kolestaza obstetrike

Akumulimi i bilirubinës shkakton verdhëzën, urinë me ngjyrë të errët dhe feçe me ngjyrë bezhë ose në të bardhë. Gjithashtu tek lëkura e gruas shfaqet një ngjyrë e verdhë.

Disa simptoma të tjera të kolestazës obstetrike

Përvec kruajtjeve intensive dhe verdhëzës, simptoma të tjera mund të jenë:
• Debulesë e përgjithshme, gjendje jo e mirë, lodhje e madhe;
• Mungesë oreksi, dhe në disa gra mund të shafqen episode të përzierash dhe të vjellash.

Rreziku për fëmijën

Një nga rreziqet që ky problem shkakton tek fëmija është lindja parakohe, vuajtje fetale gjatë lindjes dhe një rrezik i vogël për të lindur një fëmijë pa jetë.
Nëse mendoni se keni një nga simptomat e kolestazës obstetrike, duhet të kontaktoni në mënyrë të menjëhershme me mjekun tuaj gjinekolog, i cili do t’ju udhëzojë të bëni një analizë gjaku me anën e së cilës do të shikojë nëse mëlçia po e kryen funksionin e saj në mënyrën e duhur. Kjo do të bëhet nga matja e sasisë së kripërave të bilës në gjak. Gjithashtu mund të jetë e nevojshme edhe një ekografi, me anën e së cilës do të bëhet i mundur diagnostikimi i ndonjë problem tjetër në mëlçi, duke vëzhguar edhe gjendjen e fëmijës.

Cfarë ndodh më pas?

Mjeku mund t’ju këshillojë një terapi me medikamente të posaçme për kolestazën obstetrike, ku mund të përfshihet edhe vitamina K, e cila jepet për një koagulim të mirë të gjakut. Gjithashtu gruaja mund të rekomandohet të përdorë edhe disa kremra qetësues dhe mjekime anti-kruajtje (chlorpheniramine). Nuk përjashtohet mundësia që të këshillohet edhe ndryshimi i stilit të jetesës, duke e bërë gruan të konsumojë ushqime me më pak yndyrë, të bëjë banjo me ujë të ftohtë, të përdorë veshje të gjera prej pambuku si edhe të marrë sasi të mëdha uji.

Lexoni edhe: 7 problemet e lekures gjate shtatzanise






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X