Gjatë trimestrit të dytë të shtatëzanisë, përkatësisht rreth javës së 20-23-të të shtatëzanisë, mund të shfaqen në barkun e gruas ndjesitë e kruarjes së lëkurës.
Si të lehtësojmë simptomat?
- Mos e kruani lëkurën, edhe pse tundimi është i madh. Dicka e tillë do të përkeqësojë situatën. I mbani gjithmonë thonjtë e prera mirë.
- Hidratoni lëkurën, kryesisht me krem me vitamin E. evitoni produktet me aromë të fortë.
- Miell tërshëre, hidhni pak miell tërshëre në ujin e vaskës e cila balancon pH e e lëkurës, gjë e cila redukton simptomat.
- Mos u lani me ujë të nxehtë, dicka e tillë e than më shumë lëkurën.
- Soda bikarbonat, përgatisni një përbërje me sodë dhe ujë dhe më pas e aplikoni në zonën ku keni bezdi kruarje. Simptomat do të reduktohen ndjeshëm.
- Veshje të thata, të rehatshme dhe me fibra natyrale, vishni veshje të pastra cdo ditë, të buta dhe që thithin djersën, e cila e irriton edhe më tepër kruarjen.
- Lagështuesi i ajrit, i vendosur në dhomë do të ndihmojë në lehtësimin e simptomave.
- Pini shumë ujë, kjo është shumë e rëndësishme për të mbajtur lëkurën të hidratuar.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu