Cfare duhet te aplikojme ne lekure gjate shtatzanise?

0 0

Në shtatzani kujdesi për veten duhet të vazhdojë të jetë maksimal sidomos ndaj lëkurës duke qënë se ajo do të pësojë shumë ndryshime. Për këtë arsye është e domosdoshme të aplikohet një krem apo vaj i një cilësie të mirë dhe i përshtatshëm për këtë periudhë. Ndryshimet do të vihen re që në javët e para të shtatzanisë pasi lëkura do të hapet dhe do të shkaktojë kruajtje. Edhe ndryshimi hormonal do të ndikojë në tharjen e saj.

Cilat produkte duhet të përdorim?

Ideali do të jetë vaji i bajames i cili duhet të aplikohet në lëkurën e lagur pasi keni dalë nga dushi. Kjo do ta bëjë lëkurën më tepër elastike dhe për pasojë do të lehtësojë kruajtjet. Nëse vaji është prodhuar nga një sistem i ftohtë (pyesni atje ku e bleni), mund ta aplikoni edhe tek thithat e gjinjve të cilat mund të shfaqen të irrituara që në shtatzani. Nuk do t’ju këshillonim produkte të tjera pasi shpesh ato përmbajnë aroma të forta si edhe substanca irrituese, por edhe vaji i bajames duhet të jetë i një cilësie shumë të mirë. Një alternativë do të ishte edhe Bio-oil i cili do të bëjë një hidratim të mirë të lëkurës.

Cilat produkte duhet të evitojmë në shtatzani?

• Nuk duhet të aplikoni në lëkurën tuaj kremin me bazë të aloe verës dhe arnikës (arnica-lule) pasi edhe pse e hidratojnë lëkurën mund të shkaktojnë kontraksione uterine.
• Gjithashtu nuk duhet të përdoren produktet me përmbajtje melise (lule) e cila ka veti qetësuese por mund të shkaktojë të vjella dhe dhimbje stomaku.
Ndër vajrat esencialë që mund të përdorni për lëkurën tuaj në shtatzani janë ata me përmbajtje qitro, dëllënje si edhe barbaroze, të cilat stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë edhe në lehtësimin e fryrjes së gjymtyrëve. Nuk duhet të harrojmë edhe rëndësinë që kanë në parandalimin e formimit të celulitit.

Lexoni edhe: 7 problemet e lekures gjate shtatzanise






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X