Jo çdo NIPT është NIFTY

0 3

“Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra shtatzëna kur ato vendosin për testimin prenatal.

Është e rëndësishme që nënat e ardhshme të kuptojnë qartësisht gjithcka para se të marrin vendime dhe të bazohen në informacione të besueshme, ndaj ne kemi vendosur t’ju shpjegojmë se çfarë është metoda NIPT dhe çfarë është testi NIFTY.

NIPT = test prenatal jo-invaziv

NIPT do të thotë test jo-invaziv prenatal. Këto janë teste gjenetike të bazuara në një mostër të gjakut të nënës. Kjo pasi në shtatzëninë e hershme, pothuajse çdo grua shtatzënë ka në gjakun e saj jo vetëm ADN-në e saj, por edhe të foshnjës. Duke testuar këtë ADN, ne mund të zbulojmë anomalitë gjenetike tek foshnja, siç është sindroma Down, që në tremujorin e parë të shtatzënisë.

Të gjitha testet NIPT janë të sigurta për gruan shtatzënë dhe fetusin. Ato janë ndër testet më të besueshme të skriningut, të cilat përfshijnë edhe matjen me ultratinguj të transulencës nuhale, testet e hormoneve të dyfishta dhe të katërfishta.

Prandaj, NIPT është një metodë testimi. Megjithatë, ka disa ofrues të ndryshëm në treg, të cilët ndryshojnë në numrin e anomalive të testuara, metodën e analizës dhe vendndodhjen e laboratorit. Në mesin e të gjithë ofruesve në Shqipëri, gratë shtatzëna më së shpeshti zgjedhin testin NIFTY.

NIFTY = testi prenatal joinvaziv lider në botë

Testi NIFTY by GenePlanet ka avantazhin e skanimit të të gjitha kromozomeve të një fëmije me teknologjinë e tij unike, duke dhënë një pamje më të plotë të shëndetit gjenetik të fëmijës.

Përveç të gjitha trisomive më të zakonshme (sindromat Down, Edwards dhe Patau), NIFTY Plus teston gjithashtu trisomitë 9, 16, 22, aneuploditë e kromozomit seksual dhe 60 delecione dhe duplikacione. Përveç kësaj, nëse zbulohet ndonjë anomali tjetër në kodin gjenetik, si për shembull ndonjë trisomi tjetër, delecione dhe duplikacione të tjera, raportohet edhe me kërkesë të prindërve.

Teknologjia e avancuar NIFTY u jep prindërve rezultate jashtëzakonisht të besueshme për shëndetin gjenetik të fëmijës së tyre.

Një rezultat negativ NIFTY do të thotë se ka një probabilitet 99,99% që anomalitë e testuara të mos jenë të pranishme tek foshnja. Kjo siguri u jep prindërve një periudhë më të qetë të shtatzënisë.

NIFTY është NIPT-i më i vlefshëm në treg, i besuar nga më shumë se 9 milionë gra shtatzëna në mbarë botën.

Mostrat NIFTY by GenePlanet testohen në nga institucione të certifikuara nga Bashkimin Evropian, duke ndjekur kështu standardin evropian të cilësisë (i cili është ndër më të lartët në botë). Të gjitha këto janë arsye që bindin gjinekologët dhe nënat se testi NIFTY është zgjedhja e duhur edhe për to.

Për vite me radhë, NIFTY është përpjekur të japë sa më shpejt të jetë e mundur rezultatet më gjithëpërfshirëse dhe të sakta. Nëse zgjidhni një test NIFTY, mbani mend se jo të gjitha testet NIPT janë NIFTY dhe sigurohuni që të zgjidhni testin më të mirë të disponueshëm.

Mund të gjeni më shumë informacion rreth testit NIFTY duke vizituar ketu.






  1. Horace Lee

    Excellent blog here Also your website loads up very fast What web host are you using Can I get your affiliate link to your host I wish my web site loaded up as quickly as yours lol

  2. 먹튀검증사이트

    꼭 먹튀보증이 가능한 안전한 먹튀검증소에서 코드를 받아 이용하시기 바랍니다.

  3. 방콕 변마

    방콕여행 필수코스 방콕변마 방콕물집

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

A mund të mbaj në...

A është e sigurt të ngrini në krahë një fëmijë ndërsa jeni shtatzënë? Ja çfarë duhet të dinë nënat e ardhshme me të vegjlit në shtëpi. "Njerëzit vazhdojnë të më...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X