Makrosomia fetale

0 0

Gjatë ekografisë së bërë në javën 34-36 të shtatëzanisë mund të bëhet një parashikim i peshës trupore së fëmijës në momentin e lindjes. Nëse parashikohet një peshë relativisht e madhe, pra rreth 4.5-5 kg do të kemi të bëjmë me “makrosomi fetale”.
Fëmija im peshon 4 kg dhe jam pranë terminit. Është një kusht lindja me operacion?
Kjo është një pyetje që ndoshta shumë gra shtatëzana ja bëjnë vetes apo mjekut të tyre. Nëse kemi të bëjmë me makrosomi fetale ankthi dhe frika rreth asaj që do të ndodhë kanë tendencë të rriten, kjo sepse mund të shfaqet ndonjë komplikacion si për nënën ashtu edhe për fëmijën. Zakonisht në të tilla raste këshillohet lindja me operacion çezarian të programuar.
Përse ndodh kjo?
Makrosomia fetale zakonisht i referohet një peshe prej 4.5-5 kg. por përse fëmija mund të jetë kaq i madh? Kusht i parë për krijimin e një situate të tillë mund të jetë një diabet i nënës, qoftë ai gestacional apo i shfaqur para shtatëzanisë. Në këtë rast, që është edhe më i shpeshti, makrosomia krijohet si pasojë e ndryshimeve në metabolizimin e glukozës së nënës. Këto ndryshime mund të vërehen edhe në situatata të tjera, si për shembull obezitieti i nënës, apo mbipesha, të cilat mund të shkaktojnë tek fëmija dimensione mbi vlerat normale.
Faktorë të tjerë do të konsiderohen edhe ato gjenetike dhe etnike, pra nëse prindërit kanë një konstrukt trupi të madh edhe fëmija do të jetë i prirur të lindë me dimensione të mëdha, por në këtë rast nuk po flasim për dhjamë në trup, por për strukrutë kockore të madhe.
Pesha e bebes
Ekzistojnë disa faktorë që mund të ndikojnë në lindjen e fëmijës me peshë të madhe:

• Mosha e shtatëzanisë në momentin e lindjes. Nëse një fëmijë do të lindë në javën e 41 të shtatëzanisë do të ketë një peshë trupore më të madhe krahasuar me një fëmijë të lindur në javën e 38-të të shtatëzanisë;
• Numri i lindjeve. Zakonisht fëmijët e dytë/tretë etj, kanë tendencë të jenë pak më të mëdhenj në peshë;
• Etnia e prindërve;
• Gjatësia e nënës dhe babait;
• Pesha e nënës para shtatëzanisë, si edhe pasha e marrë gjatë shtatëzanisë;
• Një sëmundje e mundshme e nënës si për shembull diabeti;
• Cilësia e ushqyerjes së nënës;
• Funksionimi i plaçentes, e cila nëse nuk bën një funksionim të mirë mund të pengojë rritjen e fetusit.
Si bëhet vlerësimi i një fetusi të madh
Pesha dhe dimensionet e fëmijës do të vlerësohen me anën e një ekografie të kryer në javën 34-36 të shtatëzanisë. Megjithatë edhe të dhënat e nxjerra nga ekografia nuk mund të jenë gjithnjë të sakta.
Rreziqet e një fetusi të madh
Rëndësia e vlerësimit të peshës dhe dimensioneve që fetusi do të ketë në momentin e lindjes nuk është thjeshtë për arsye informacioni, por për asrye sigurie, kjo pasi lindja e një fetusi me madhesi 4.5-5 kg mund të ketë disa rreziqe. Gjatë një lindje normale nëna mund të ndeshet me lezione të peritoneumit ai edhe dëme të dyshemese pelvike. Një lindje e tillë e ka të domosdoshme prerjen vaginale (epiziotomia). Për fetusin mund të paraqiten rreziqe të lidhura me dëmtime cerebrale ose asfiksi, por nuk mund të flasim me siguri se kushte të tilla do të shfaqen gjithmonë gjatë një lindje të tillë.
Çfarë duhet të bëjmë nëse fetusi është shumë i madh?
Nëse kemi të bëjmë me makrosomi fetale shtatëzania mund të konsiderohet me rrezik, dhe për këtë arsye gruas mund t’i nevojiten disa kontrolle më tepër. Duhet marrë në konsideratë gjithashtu edhe lindja me operacion çezarian, sidomos nëse nëna vuan nga diabeti.
Një alternativë tjetër lindje që mund të merret në konsideratë nëse nëna nuk vuan nga diabeti eshtë lindja e stimuluar në javën e 39-të të shtatëzanisë, në mënyrë që fetusi të mos arrije peshë dhe dimensione edhe më të mëdha.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X