10 rregullat kryesore per nje ushqyerje te shendetshme gjate shtatzanise

0 0

Ushqyerja e një gruaje duhet të karakterizohet nga një dietë e shëndetshme, sidomos gjatë periudhës së shtatëzanisë. Ndërsa mbani fëmijën tuaj në bark duhet të përpiqeni të shmangi ushqimet jo të shëndetshme, të cilat ka shumë mundësi t’ju bëjnë të merrni edhe kg e tepërta. Ndërsa shijoni ndjesinë e të qënit nënë e asaj krijese të vogël që rritet brenda jush, përpiquni t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme për një ushqyerje korrekte.
1. Çdo vakt duhet të ketë përmbajtje amidoni
Të tilla ushqime janë: buka, patatet, orizi, makaronat, pitet, patatet e ëmbla si edhe drithërat e mëngjesit. Kjo do të jetë një mënyrë e mirë për të siguruar energji për organizmin dhe rritjen e fëmijës. Konsumimi i ushqimeve integrale, apo me përmbajtje të lartë fibrash, do t’ju ndihmojë të ndiheni e ngopur edhe ndërmjet vakteve duke bërë gjithashtu që rreziku i konstipacionit të jetë më i ulët.
2. Konsumoni shumë fruta dhe perime
Ju duhet të konsumoni sasi të mëdha frutash dhe perimesh me ngjyra të ndryshme, për të paktën 5 herë në ditë. Kjo do të jetë një mënyrë shumë e mirë për të furnizuar trupin me vitamina dhe minerale. Nuk ka rëndësi nëse do t’i konsumoni të gjalla, të pjekura, të ziera, rëndësi ka të konsumohen rregullisht nga ju.
3. Konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë proteinash
Konsumoni ushqime me proteina të cilat janë: mishi i pulës, peshku, vezët, bishtajat dhe arrat. Këto ushqime janë gjithashtu edhe një burim shumë i mirë hekuri. Përpiquni të konsumoni 2 porcione të moderuara çdo ditë.
4. Konsumoni gjithmonë mëngjesin
Mëngjesi do të sigurojë për ju nivele të larta energjie dhe lëndësh ushqyese, dhe për këtë arsye përpiquni që çdo ditë ta filloni në mënyrën e duhur.
5. Konsumoni bulmet
Në menunë e çdo dite duhet të bëjë pjesë edhe bulmeti. Disa ushqime që mund të konsumoni janë: qumështi, djathi dhe kosi. Këto ushqime janë një burim shumë i mirë kalçiumi, një element shumë i rëndësishëm për dhëmbët dhe kockat e nënës dhe fëmijës. Këto produkte të jenë të pasterizuara.
6. Konsumoni diçka midis vakteve
Konsumimi i një ushqimi të lehtë midis vakteve është shumë i nevojshëm në shtatëzani, sidomos gjatë trimestrit të parë për të lehtësuar disi të përzierat. Megjithatë ju duhet të dini se nuk duhet ta teproni pasi kjo mund të shkaktojë marrjen e shumë kg gjatë shtatëzanisë, gjë e cila nuk ndikon pozitivisht në ecurinë e mirë të shtatëzanisë, pa harruar të përmendim vështirësinë që mund të haste për t’i hequr pas lindjes. Ndërsa konsumoni diçka midis vakteve përpiquni të jetë dicka e shëndetshmesi për shembull: kek jo industrial, kos me pak yndyrë, bukë e thekur ose perime, pije me përmbajtje qumështi, smoothie me fruta dhe sigurisht frutat.
7. Konsumoni peshk
Konsumoni 2 porcione peshku në javë, 1 prej të cilave duhet të jetë yndyror. Ndër peshqit e tillë mund të përmendim salmonin, troftën, sardelet etj, të cilat janë një burim shumë i mirë i acideve yndyrore, shumë të domosdoshme për zhvillimin e mirë të trurit dhe syve të fëmijës.
8. Qëndroni aktive dhe kujdesuni për peshën
Pesha normale që duhet të marrë një grua gjatë 9 muajve të shtatëzanisë është 10-12 kg. Marrja e kg të tepërta mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj si edhe në presionin e gjakut. Njëkohësisht duhet të dini se gjatë shtatëzanisë nuk duhet të ndiqen dieta, pasi kjo mund të limitojë ushqyerjen e fëmijës. Të qënit aktive gjatë shtatëzanisë do të ndikojë pozitivisht në mbajtjen e peshës brenda kufijve normale, si edhe do të përgatisë trupin për lindje.
9. Konsumoni shumë ujë dhe lëngje të tjera
Gruaja shtatëzanë ka tendencë të dehidratohet më shpejt. Ajo gjithashtu ka nevojë për sasi më të mëdha uji në mënyrë për lëngun amniotik, për këtë arsye ajo duhet të konsumojë sasi të mëdha uji dhe lëngjesh të tjera, sidomos nëse kryen një aktivitet të mirë fizik apo nëse temperaturat janë të larta.
10. Mos hani për dy
Kjo më shumë ngjan si një justifikim për të konsumuar më shumë gjatë shtatëzanisë. Në të vërtetë kjo vetëm sa do t’ju bëjë të merrni peshë, pasi në të vërtetë nuk keni nevojë për kalori shtesë kjo deri në trimestrin e tretë, periudhë në të cilën bebi rritet shpejt, por edhe atëherë do t’ju duhen vetëm rreth 200 kalori më shumë, të cilat mund të merren nëpërmjet 2 tosteve apo një porcioni të vogël me patate dhe djathë.

Lexoni dhe: A mund te hame pica ne shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Edhe sasia minimale e kafes...

Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e...

Koha e Qershive!

Qershitë janë ndër frutat më të preferuara që i duan pothuajse të gjithë. Edhe pse aromës, ngjyrës dhe pamjes së tyre nuk i reziston dot askush, kur bëhet fjalë për...

A mund të konsumohet majdanozi...

Majdanozi është një bimë që përdoret gjerësisht në kuzhinë në mbarë botën. Dobitë e tij për shëndetin tonë janë të panumërta. Por shtatzania është një periudhë delikate dhe si e...

Mënyra e ngrënies gjatë shtatzanisë...

Ju mund të kujdeseni për mirëqenien e foshnjës tuaj ndërsa është ende në bark. Si për shembull duke praktikuar aktivitet fizik dhe duke ndjekur një stil të shëndetshëm të ushqyerjes....

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X