Diabeti gestacional (i shtatzanise)

0 0

Shume gra, zakonisht rreth javes se 28 te shtatzanise, perballen me nje fenomen te panjohur me pare per to: diabeti gestacional. Nje diagnoze e tille nuk do te thote se ka patur nje diabet te fshehte para shtatzanise apo se do te kete detyrimisht nje diabet te vazhdueshem edhe pas saj. Por eshte e rendesishme te dien shkaqet dhe pasojat dhe te behen gjithe kontrollet e nevojshme ne menyre qe pas lindjes nena dhe bebi te jene te dy te shendetshem.
Rreziqet e menjehershme per nenen me DG jane:incidence e larte e lindjes me menyre cezariane, pre-eklampsi ose e thene ndryshe hipertension dhe likid i shtuar rreth fetusit, te cilat mund te cojne ne lindje te parakohshme.
Rreziqet e zgjatura ne kohe per nenen me DG: lidhen me rishfaqjen e DG ne shtatzanite e ardhshme dhe rrezikun per te shfaqur diabet melitus tip II. Femrat me hiperglicemi esell apo DG te diagnostikuar para 24 javeve, me obezitet, ose qe paraqesin intolerance ndaj glukozes 6 jave pas lindjes, kane 80% rrezik per te shfaqur diabet melitus tip II brenda 5 viteve dhe duhet te planifikohen per parandalim.
Rreziqet per femijen nga DG
Lindja e femijes me peshe mbi 4 kg eshte rreziku madhor i fetusit per grate me DG, sic ndodh dhe ne femrat me diabet tip I dhe tip II pa insuficience placentare. Diabeti ne shtatzani shoqerohet me dergese te larte te glukozes dhe aminoacideve drejt fetusit nepermjet qarkullimit ametar. Keto mund te stimulojne prodhim te shtuar te insulines fetale e cila nxit rritjen e bebes. Obeziteti ametar duhet te jete nje faktor rreziku i pavarur per lindjen e bebeve me peshe te madhe, per faktin se disa nena dhe pse duket se kane nje kontroll te mire metabolik perseri lindin femije makrosome (me peshe te madhe).
Crregullimet me te zakonshme metabolike te foshnjes se sapolindur nga nena me DG jane:
– Hiperglicemia: glicemi e shtuar
– Hiperkalcemia: calcium i larte
– Hiperbilirubinemia: bilirubine e larte
– Policitenia neonatale: numer i larte i qelizave te gjakut
Si pasoja afatgjata te DG per pasardhesin raportohen: rreziku per obezitet ne adoleshence dhe diabeti tip II ne rini.
Si mund te diagnostikohet DG?
Per grupin e femrave me rrezik te ulet matet glicemia esell ne javen 24-28- te te shtatzanise.
Per grupin e femrave me rrezik te mesem ne javen 24-28 beet testi i tolerances ndaj glukozes.
Per grupin e femrave me rrezik te larte behet si fillim testi i glicemise esell dhe me pas behet testi i tolerances ndaj glukozes.
Trajtimi
Rekomandohet kontroll per sasine e kalorive ditore dhe shtimit ne peshe. Ulja e kalorive duhet te behet me 30% duke e cuar vleren ne 1800 kalori/dite. Kjo permireson nivelet e glicemise dhe te triglicerideve.
Aktiviteti fizik: duhet te jete ne nivel te moderuar pasi vetem keshtu ai tolerohet mire. Ka mundesi qe aktiviteti fizik te parandaloje kalimin nga dieta vetem ne trajtim me insulin ne femrat me DG. Kryerja e ketij aktiviteti pas ushqimit, ne formen e nje ecjeje me pak ritem te shtuar ne disa femra mund te jete i mjaftueshem per te shmangur mjekimin.
Mjekimi: femrat shtatzana me glicemi esell >95mg/dl nivel glicemie 1 ore pas ushqimit >140 mg/dl ose 2 ore pas ushqimit >120 mg/dl duhet te filloje patjeter mjekimin. Ne 5 studime te ndryshme eshte vertetuar se nese fillohet terapia me insuline ne femrat me DG te cilat kane vlera glicemike ne limitet e pranueshme, shpeshtesia e fetuseve mbi peshe mund te ulet. Skemat e mjekimit me insulin jane te personalizuara sipas menyres se pergjigjes se pacientes ndaj dietes dhe insulines. Hipoglicemite e renda jane te ralla ne DG per shkak te rezistences ndaj insulines, qe ato paraqesin.
Dieta: femrat me DG duhet te instruktohen te monitorojne nivelin e glicemise per tu siguruar se vlerat gjate shtatzanise jane ne forme. Terapia me e mire varet teresist nga sa e theksuar este intolerance ndaj glukozes dhe nga menyra si pergjigjet nena. Ne pothuaj gjysmen e rasteve, dieta arrin te siguroje nje nivel glicemie esell dhe pas buke ne vlerat e rekomaduara. Duke qene se niveli i glicemise pas ushqimit eshte I lidhur ngushte me lindjen e femijes me peshe te madhe, nje kufizim modest i karbohidrateve ne 45% te kalorive totale mund te ndihmoje ne permiresimin e ketyre vlerave. Por nuk duhen zevendesuar keto me yndyrera te cilat mund te shoqerohen gjithashtu me efekte anesore per fetusin. Per kete arsye, rekomandohet te konsumohen te pakten 175 gr karbohidrate, te rritet konsumi i fibrave dhe proteinave dhe te shmangen yndyrnat e ngopura.
Nuk mbaron me lindjen…
– Femrat me DG duhet te rivleresojne nivelin e glicemise 6 jave pas lindjes. Rekomandohet nje program per renien ne peshe nepermjet dietes dhe aktivitetit fizik per te permiresuar ndjeshmerine ndaj insulines.
– Nenat qe ushqejne me gji kane nje incidence me te ulet per te zhvilluar diabet te tipit II dhe gjithashtu rrezik me te ulet per obezitet te foshnjes, madje edhe ne adoleshence. Sasia e kalciumit ne keta femije duhet te jete te pakten 1.5 gr/dite sepse ushqimi vetem me gji per nje periudhe te gjate mund te shkaktoje humbje te lehte te dendesise kockore.

Lexoni edhe: Dieta e pasur me patate mund te rrise rrezikun e diabetit gjate shtatzanise.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X